Përgjigja:
Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!): Dije, se ajo që është e njohur në mesin e dijetarëve është se thënia “jerhamukallah” pasi personi teshtin (dhe thotë el-hamdulilah) është farz kifaje. Nëse e thonë disa, bie obligueshmëria nga të tjerët.
Por saktësohet nga hadithi i Ebu Hurejres radijAllahu anhu me tekst merfuan (i ngritur tek Profeti ﷺ): “Kur ndonjëri prej jush teshtin dhe e falënderon Allahun (thotë el-hamdulilah), është e drejtë për çdo musliman që e dëgjon këtë që t’i thotë atij jerhamukallah”.
Them (Albani): Ky është tekst i qartë që tregon obligueshmërëinë që ka secili në thënien “jerhamukallah” kur dëgjojnë personin të falënderojë Allahun (thotë el-hamdulilah) pasi teshtin. Ky është farz ajn për secilin.
“Es-Sahihah” hadithi me nr (3094)
Unejs Sheme