3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Test social me Kur’anin dhe Biblën, shihni reagimet e njerezve! (video)

Më të lexuarat

Që nga sulmet e fundit terroriste në Paris, dhe lidhjeve të tyre me ISIS-in, jane perhapur propaganda se gjoja se keto akte kane lidhje me fene islame.

Pretendimet e tilla po shkaktojne shqetesime te medha ne radhet e myslimaneve, ndersa shume nga komunitetet myslimane ne Evrope dhe me gjere kane dalur me deklarata publike per ta denoncuar organizaten terroriste.

Por per ta thyer perceptimin e gabuar, dhe per te matur opinionin publik, nje grup te rinjsh ne Holande kane bere nje eksperiment social, ku kopertinen e Bibles e mbulonin me nje mbeshtjellese ku shkrunte “Kur’ani i shenjte”.

Kryersi i ekperimentit social, i cili i ndalonte qytetaret e rendomte, u lexonte atyre pasazhe nga Bibla, duke pretenduar se ato jane ajete Kur’anore. Pasazhet e perzgjedhura nga Bibla flisnin per denimin qe u jepet cifteve bashkeshortore qe kryejne tradhti, shtypjen e femrave, ku ceket se ato nuk mund t’u japin mesime askujt, si dhe pasazhe qe flisnin per denimet qe duhet t’u jepen atyre qe nuk zbatojne mesimet e bibles.

Qytetaret qe ishin pjese e eksperimentit shpreheshin te shqetesuar nga “porosite e Kur’anit”, duke thene se njerezit duhet te jene te lire ne zgjedhjet e tyre.

Por pasi ua zbuluan mashtrimin, duke larguar kopertinen ku shkruante “Kur’ani i shenjte”, dhe duke zbuluar se pasazhet ishin ato te Bibles, qytetaret u habiten dhe kishin reagime te ndryshme. Ndiqeni videon per te kuptuar se si njerezit bien pre e mashtrimeve mediale, te cilat shpesh nuk “nuk heqin” kopertinen per te zbuluar te verteten.

https://www.youtube.com/watch?v=zEnWw_lH4tQ

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit