Ai thotë që duhet të ndalet SHBA dhe NATO që të luftojnë krahas myslimanëve, kundër të krishterëve, siç kishte ndodhur në rastin e Kosovës
Bota është tronditur nga një sulm terrorist që ka ndodhur në një xhami në Zelanden e Re, ku australian 28-vjecar, Brenton Tarrant, vrau 49 persona.
Në manifestin e tij, i arrestuari për vrasje, ku ai ka treguar se cka e shtyn të kryej veprimtari terroriste.
Aty ai ka shprehur se është i mllefosur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndihmuar popullin mysliman të Kosovës gjatë luftës dhe qëllimi i tij është që të mos përsëritet edhe njëherë kjo.
“SHBA/NATO luftuan përkrah myslimanëve të Kosovës dhe përçan të krishterët e Evropës që janë përpjekur të largojnë okupimin islam”, shkruan ndër të tjera në manifestin e tij.
Tarrant e ka përshkruar veten si një “burrë të zakonshëm të bardhë”, i cili është frymëzuar nga vrasësi serik norvegjez, Anders Behring Breivik.
Deri më tash janë gjetur edhe lidhje të tjera të tij me Ballkanin. Derisa ka incizuar vetën deri kryerjen e sulmit, ai dëgjonte një këngë serbe të viteve të ’90-ta, që i kushtohet liderit serb të Bosnjës, Radovan Karagjiq i njohur edhe si “kasapi i Bosnjës” e i cili është dënuar për krime lufte.