-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Terroristi Abdeslam pranon të jetë informator kundër ISIS-it

Më të lexuarat

Terroristi i sulmeve të Parisit, Salah Abdeslam është pajtuar që të jetë informator i policisë franceze – duke u bërë kështu caku kryesor i ISIS-it.
26-vjeçari që dyshohet se është shefi i logjistikës në sulmet vdekjeprurëse në Paris gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, është kapur gjatë këtij muaji në Bruksel.
Abdeslam nuk ka folur me hetuesit që nga koha kur kryeqyteti belg u godit nga sulmet vetëvrasëse në aeroport dhe në stacionin e metrosë.

Sot në mëngjes është raportuar se Abdeslam dëshiron të bashkëpunojë me autoritetet franceze. Avokati i tij ka konfirmuar se klienti dëshiron të ekstradohet nga Belgjika në Francë.
“Ai dëshiron të bashkëpunojë me autoritetet franceze”, ka thënë avokati Cedric Moisse, derisa prokurori ka udhëtuar në qytetin e Bruges ku Abdeslam po mbahet që nga 18 marsi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit