1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

‘Terrorist’, foshnja tre muajsh ‘intervistohet’ nga ambasada në SHBA

Më të lexuarat

Një fëmijë u intervistua nga zyrtarët e lartë për një vizë amerikane, pasi gjyshi i tij e përshkroi atë gabimisht si një terrorist në një formar të aplikimit për viza.

Tre-muajsh Harvey Kenyon-Cairns ishte gati të fluturojë për në Florida në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit me familjen e tij, kur ai u thirr në ambasadën amerikane në Londër.

Gjyshi i tij, Paul Kenyon , kuptoi se kishte bërë një gabim në formularin e vizave, si është raportuar nga TheGuardian, transmeton Indeksonline.

Në seksionin ku pyetej: A jeni angazhuar apo a keni angazhuar ndonjëherë dikë në veprimtari terroriste, spiunazh, sabotim ose gjenocid? Kenyon kishte rrumbullakuar gabimisht PO në vend se të bënte JO.

“Unë nuk mund të besoj se si ata nuk mund ta shohin se ishte një gabim, dhe se fëmija tre muajsh nuk mund të bëjë asgjë të keqe”, ka thënë ai.

Harvey u transportua me një udhëtim 10-orësh nga shtëpia e tij në Poynton,në sheshin Grosvneor në Londër për intervistën e tij zyrtare.

“Harvey qëndroi i qetë dhe nuk bërtiti asnjëherë. Kam menduar ta marrë atë dhe së bashku me një veshje gjumi ngjyrë portokalli, por ata sigurisht nuk kuptojnë as anën e humorit”, ka shtuar Kenyon.

Ai ka thënë gjithashtu se padyshim se ai asnjëherë nuk është angazhuar në gjenocid, apo spiunazh, ai vazhdon të qëndrojë në pelena.

Edhe pse Harvey nuk u konsiderua më si një kërcënim për sigurinë kombëtare, viza e tij i mori kohë të madhe familjes së tij, sa për të humbur fluturimin.

Kenyon, mbesa e tij Ava dhe gruaja e tij Cathy flutuan për në vilën e tyre të pushimeve datën e caktuar me një biletë tjetër, duke e cilësuar këtë gabim si shumë të shtrenjtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit