-2 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Tërnava: Kemi refuzuar bashkëpunimin me “Grupin terrorist” të Gulenit

Më të lexuarat

Një grup i studiuesve islamë nga vendet evropiane dhe aziatike, janë mbledhur në Stamaboll për një samit, në të cilin është diskutuar për grupin e gulenistëve (Feto), i cili akuzohet se është prapa tentim puçit ushtarak të 15 korrikut në Turqi.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.
Në fjalën e tij Tërnava ka thënë se klerikët myslimanë kanë refuzuar të kenë ndonjë bashkëpunim me organizatën të cilën ai e ka quajtur terroriste të Fetullah Gulenit. Ai ka thënë se ky grup ka pasur prezencën e tij në Kosovë qysh pas përfundimit të luftës në Kosovë, ku sipas Tërnavës ka tërhequr pas vetës shumë politikanë e intelektualë.
“Ky grup terrorist së pari ka ardhur në Kosovë në vitin 1999 kur përfundoi lufta dhe tërhoqi pas vetes shumë akademikë, politikanë, intelektualë. Ne, si klerikë myslimanë e kemi refuzuar bashkëpunimin me ta.”, ka shkruar Daily Sabah.
Në këtë takim prezent ka qenë edhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit