0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Tërnava dhe Mustafa vizituan truallin për Xhaminë e Re

Më të lexuarat

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, së bashku me kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa, vizituan sot paradite truallin për Xhaminë e Re, që e ka ndarë Komuna e Prishtinës tek vendi i quajtur “Blloku III i ndërtesave” afër PTK-së, në Dardani.Fillimisht Myftiu Tërnava dhe Mustafa panë nga afër punët që po kryhen në shpimet gjeomekanike në truallin e ndarë nga komuna për xhami.

Me këtë rast Myftiu Tërnava u shpreh: “Në emër të Kryesisë së BI të Kosovës, në emër të besimtarëve dhe në emër të gjithë qytetarëve të Kosovës, dëshiroj që të falënderoj kryetarin e Prishtinës, të gjithë këshilltarët e Kuvendit komunal, stafin e komunës dhe të gjithë ata që u angazhuan që kjo parcelë të ndahet për ndërtimin xhamisë që ka qenë nevojë e kamotshme, dhe njëherësh ishte edhe kërkesë e vazhdueshme e Bashkësi Islame që të kemi një vend ku besimtarët tanë të kenë mundësi të kryejnë ritet e tyre, ibadet adhurimet për të Madhin Zot xh.sh”.
“Besoj që shpejt ne do jemi gati që të vëmë gurthemelin e xhamisë së re, bashkë me kryetarin e Prishtinës dhe me përfaqësuesit e institucioneve të tjera të Kosovës dhe shpresoj do të ndodh në gjatë muajit të Ramazanit”, tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.
Ndërsa kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa tha se “kemi pas orientime të ndryshme me caktimin e lokacionit, gjithherë kemi qenë të interesuar që të caktohet një lokacion që kishte hapësirë të mjaftueshme, për një xhami të madhe sepse ka qene vlerësimi i BIK që të zgjidh problemin. Është obligim i yni që të krijojmë kushte normale për të gjithë, në rend të parë për BIK si komuniteti më i madh. Prishtina po ashtu ka bërë zgjidhje për konfeksion katolik. Ne kemi investuar edhe në objekte tjera siç është rasti në restaurimin e xhamisë së çarshisë e cila do të rikonstruohet dhe do të duke shume bukur”.
I pyetur nga gazetarët për financimin e ndërtimit të xhamisë Myftiu Tërnava tha: “Nuk kam pikë dyshimi se këtë xhami do ta ndërtojnë besimtarët, jo vetëm të Kosovës por besimtarët e trojeve tona etnike shqiptare, që do të marrin pjesë me donacionet e tyre për ndërtimin e xhamisë”./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit