7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Umreja e kryeministrit Thaçi

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë vizitës në Arabinë Saudite ka vizituar edhe Qabenë.

Ai kishte veshur ihram dhe për dhjetë sa kishte qëndruar në Arabinë Saudite, ka lënë kostumin dhe të gjitha teshat e tjera, për t’u mbërthyer me vetëm dy pëlhura të bardha gjatë kohës sa ka kryer ritualin e umres, shkruan “Koha Ditore”, transmeton Indeksonline.

Umreja nënkupton vizitën në Qabe, qendrën nga drejtohen besimtarët myslimanë gjithandej botës derisa falin namazin.

Haxhi përbën një ritual të ngjashëm me umren, veçse haxhi është obligim për myslimanët dhe bëhet vetëm në një kohë të caktuar të vitit. Umreja ndërkaq nuk mund të bëhet në çdo kohë dhe nuk është obligim.

Në kabinetin e kryeministrit Thaçi, e kanë konfirmuar lajmin që nuk ishte publikuar deri tash, por për të cilin është mesuar vetëm nga gazetarët që e kanë përcjellë delegacionin e Kosovës në Arabinë Saudite.

Shefi i protokollit të kryeministrit Abelard Tahiri, ka thënë se Thaçi ka vepruar ngjashëm edhe kur ka qenë në Jerusalem dhe Vatikan, qendra shpirtërore këto të besimeve të tjera. Ai thotë se rituali islam, është bërë me kënaqësi nga kreu i ekzekutivit.(INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit