2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

 TERMİ ”KITAB” – LIBRI

Më të lexuarat

         

Fjala libër është formuar nga rrënja e foljes ‘ke-te-be’. Paskajorja e kësaj foljeje e cila është  el- ketb, do të thotë të lidhesh lëkurën në lëkurë ose një shtresë në shtresën tjetër me një litar. Në këtë kuptim ‘ketebtu’s-sekae’ do të thotë ‘e kam lidhur torbën’. Si term, vjen në kuptimin ‘të ngjiten shkronjat njëra me tjetrën me shkrim’. Në këtë kontekst, ajo i referohet lidhjes midis shkronjave dhe fjalëve. Në këtë aspekt, zërat që dalin nga goja me nje gjendje të renditur, këta tinguj mund të quhen gjithashtu ‘libër’, nuk ka pse të shkruhen. Për këtë arsye, në bazë të këtij kuptimi, fjala e Zotit edhe nese nuk është e shkruar i thuhet ‘kitap’. Sepse, fjala ‘kitap’ e cila kalon shpesh ne Kur’an, jo gjithmonë e paraqet ose i referohet mënyrës së shkruar të Kur’anit; Fjalët e Zotit që tregojnë një renditje, unitet të vetëm quhen ‘shkrim’.

I gjithë universi është një tërësi fjalësh që ka ardhur në perfundim me fjalën ‘bëhu’ me fuqinë e Tij, dhe në këtë kuptim, universi me këto fjalë ka marrë gjendjen e një libri. Me pak fjalë, asgjë nuk mbeti mangut në Librin Kryesor (Levhi Mahfudh) që Allahu krijoi në Dijen e tij të përjetshme. Në fakt, disa filozofë myslimanë kanë thënë se universi krijohet përsëri ose vazhdimisht nga Zoti në çdo moment dhe se ekziston një vazhdimësi midis këtyre krijimeve. Këtu kemi përdorur ‘kohën e shkuar’ për të kuptuar temën, dhe mund ta shprehim këtë me ‘kohën e tashme’ dhe ta shtrijmë atë përgjatë gjithë kohës.

S’ka asnjë kafshë në Tokë e të gjitha shpendët që fluturojnë me krahët e tyre, që të mos jenë në një grup të ngjashëm me ju (në krijim dhe ekzistim). Ne nuk kemi harruar asgjë në Libër (Levhi Mahfudhin)”. Pastaj do të tubohen te Zoti i tyre. (En’am: 38)

Perëndia i ka çelësat e të gjitha fshehtësive dhe vetëm Ai i di ato. Ai di ç’ka në tokë dhe në det; asnjë gjeth nuk bie, pa e ditur Ai, dhe nuk ekziston asnjë kokërr në thellësitë e tokës, as e freskët as e thatë, e të mos jetë shënuar në Librin e qartë (Levhi Mahfudh). (En’am: 59)

Gjithçka e shkruar dhe gjykuar me krijimin del në kohën e duhur; Çfarëdo që po ndodh në të gjithë universin, patjetër që po ndodh sipas këtij shkrimi (përcaktimi).

S’ka mjerim (fatkeqësi) që e godet Tokën dhe juve, përveç asaj që është shënur më parë në Libër, – kjo për Perëndinë, me të vërtetë, është lehtë! (Hadid: 22)

Kjo do të thotë, origjina e Librit, burimi, është dija e Allahut. Çdo qenie në univers dhe çdo ngjarje që ndodh ndodhet në njohjen e para-përjetësisë së Allahut. Kur’ani kësaj diturie i referohet me emra të cilat kanë një kuptim të përbashkët  si ‘Kitab-libër, Ummu’l kitab-nëna e librit, Levh-i Mahfudh, Imam Mubin. Universi është mënyra e hapjes së këtij libri, çdo moment që kalon, prej këtij librit del një pjesë tjetër në pah. Allahu gjatë gjithë historisë, kohë pas kohe këtë libër, e ka dërguar te njerëzit në formë të përmbledhur prej shkronjave që krijohen fjalët, prej fjaleve që krijohen ajetet, dhe prej ajeteve që formohen suret nëpermjet pejgambereve që ka zgjedhur në mesin e njerzëve. Në këtë kuptim, librat e shejtë si Tevrati, Inxhili dhe Kur’ani mund të  thuhet se janë  shpjegim i mbledhur në faqet e universit. Çdo gjë në univers,  dhe çdo ngjarje që do të ndodhë  edhe në keto libra ka sfere dhe thelb. Tani, në dritën e kasaj diturie themelore, për rendësinë dhe kuptimin  e librit, le ta shikojmë edhe me kuptime tjera anësore;

  1. Libri, ashtu siç e kemi theksuar me siper vjen me kuptim i shkuruar ne faqe: E, sikur Ne ta zbritnim ty një Libër të shkruar në letër; e ata ta preknin me duart e tyre, ata që nuk besojnë, me siguri do të thonin: “Kjo s’është gjë tjetër, përpos një magji e hapët”. (En’am: 7)
  2. Libri, po ashtu perfshin edhe kuptimin një herë të kerkohet pastaj te krijohet: Perëndia ka shkruar (në Librin e shenjtë “Levhi Mahfudh”): “Unë dhe profetët e Mi do të fitojmë me siguri!” – Perëndia, me të vërtetë, është i fortë dhe i Plotëfuqishëm. (Muxhadele: 21)
  3. Libri vjen në kuptim, ‘të qeveris dhe të obligoj: E, ata që u bënë besimtarë më vonë, – që emigrojnë dhe luftojnë bashkë me ju, – ata radhiten me ju, kurse ata (besimtarë) që janë në lidhje farefisnore – sipas Librit të Perëndisë – janë më të afërt për njëri-tjetrin. Me të vërtetë, Perëndia është i dijshëm për çdo gjë. (Enfal: 75) Ju është urdhëruar agjërimi… (El-Bekareh: 183) namazi, është detyrë e obligueshme për besimtarë në kohë të caktuar. (En-Nisa: 103)
  4. Libri, ‘të besh të futesh brenda në të: Regjistrona neve bashkë me dëshmitarët! (Ali Imran: 53)
  5. Po ashtu libri vjen edhe në këtë kuptim ‘një argument i dërguar nga Zoti: Ka disa njerëz që polemizojnë për Perëndinë – pa kurrfarë dijenie, dhe pa kurrfarë baze dhe pa Libër të shenjtë. (Haxh: 8)
  6. Me të vërtetë, një grup nga ithtarët e Librit përdredhin gjuhët e tyre (duke lexuar Librin), që të mendoni ju se ai farë leximi është prej Librit, e ajo në të vërtetë nuk është prej Librit. (Ali Imran: 78)

Në ajete, libri i parë në përgjethsi vjen në kuptimin si libër i Zotit; pra, Levh-i Mahfudh, Ummu’l-kitab, ose libri i universit po ashtu dhe me kuptim liber i Zotit sikur Kur’ani, Tevrati dhe Inxhili.

Libri i dytë, meqe ajeti flet në lidhje me hebrejtë atëherë është Tevrati, pra, në fakt mund të quhet ‘meqë nuk është në Tevrat’. Sa i perket librit të tretë, është libri që flitet për librin e Zotit që hebrejtë e kanë shkruar me dorën tyre si në vend të Tevratit.Mjer ata që me duart e tyre shkruajnë vepër (të rrejshme)’ (Bekara: 79)

7.Libri, po ashtu vjen edhe në këto kuptime ‘shkrim, leterkëmbim, letër: E, ata që gjenden në pushtetin tuaj (skllavët dhe skllavet) që kërkojnë të lirohen (duke e kompensuar veten) shkruani (lidhni kontratën), nëse dini që janë të mirë. (Nur: 33) Shko me këtë letër timen. (Neml: 28)

  1. Libër, do të thotë “Sheriat”, ligjet e Zotit,  pra në kuptim të përgjithshem të vendimeve.
  2. Libri po ashtu ka edhe nje emër tjeter te rendësishem, ajo bëhet nga shkruarja e veprave të njerëzve gjatë jetës së tyre në dynja. Në Kur’an urdhërohet:’Na do ta shenojme atë që flet’ (Mejrem: 79)‘Do t’ia paraqesim atij në Ditën e Kijametit – librin që do ta gjejë të hapur: (i thuhet): “Lexoje librin tënd’’ ( Isra: 13-14) Njerëzit në ditën e llogarisë do ta marrin librin e tyre sipas veprave që kanë bërë në dynja, nga e djathta, e majta ose nga mbrapa ose para, dhe këto ndahen në tri pjesë; të parët, të djathtët (shoku i djathtë) dhe të majtet (shoku i majtë).
    Po, po, me të vërtetë, Libri i mëkatarëve është në Sixh-xhin, e, ata e di ti se ç’është Sixh-xhin? (Ai është) Libri i shkruar…Po, po, me të vërtetë, Libri i të ndershmëve është në Il-lijjin, E, a e di ti se ç’është Il-lijjin? Ai është Libri i shkruar që e dëshmojnë të afërmit (engjëjt) e Perëndisë. (Mutaffifin 7-9, 18-21) Këto ajete me të vertetë janë shumë ndikuse në këtë pjesë. Njerëzit atë se çfarë punojnë n’dynja ajo pergatitet në një libër për ata se çfarë pozicioni do të kenë në Ahiret; krijon poste të larta dhe të thella për banorët e tyre. Çdo fjalë dhe vepër e njeriut shkronje per shkronje, madje fjalë për fjalë ai e ndërton vendin e tij në Ahiret me ‘shkrim’. Kur’ani është libri i fundit që është ruajtuar ashtu siç ka zbritur prej Zotit, universin dhe çdo ngjarje në univers ai e permledh në shkronja dhe fjalë. Në të vertetë, në Kur’an ka shume ajete që janë të përbashkëta me Kur’anin dhe Librin Kryesor: ‘Elif, Lâm, Râ. Këto janë ajetet e Librit të qartë! Na e zbritëm këtë Kur’an në gjuhën arabe, për ta kuptuar ju.’ (Jusuf: 1-2) ‘Këto janë ajetet e Kur’anit dhe Librit të qartë’ (Neml: 1) Në Kur’an aty ku kalon libri si (liber i hapur), në kuptimin e tij të përgjithshem është Libri. Allahu ata që i bekoi me dijen e Tij prej ketij libri ata mund të sjellin një objekt/send sa hap e mbylle sytë nga qindra kilometra largësi: ‘Ai, që ishte i pajisur me dijen e Librit – prezent te Sulejmani, tha: “Unë do të ta sjellë ty atë – sa çel e mbyll sytë’. (Neml: 40)

Librat hyjnor njeriut i tregojnë rrugë, është lajmëtar, mëshirë, dhe për njerëzit që besojnë është burim i rrugës së drejtë. Këto libra janë dërguar për njerëzit që në çdo temë që  ka mosmarrëveshje ata të japin gjykim sipas  këtyre. Janë dërguar që të rregullojnë jetën e njeriut mbi ‘Mizan (balancë)  dhe  Demir (autoritet). Qe ta nxjerrin njeriun nga errësira në dritë dhe nga zullumi për në drejtesi.

(Dikur) të gjithë njerëzit i kanë takuar një bashkësie (pastaj lindi mospajtimi ndër ta), dhe Perëndia u ka dërguar profetët si përgëzues dhe si këshillues, dhe me ta dërgoi Libër në të cilin gjendej e vërteta, që me të, të gjykoheshin njerëzit për ato gjëra që nuk janë pajtuar. Mirëpo, njerëzit u grindën ndërmjet veti, pasi që u erdhën argumentet e qarta, nga zilia e njëri-tjetrit; dhe atëherë Perëndia, me autorizimin e Vet i udhëzoi besimtarët që ta kuptojnë të vërtetë, lidhur me atë që nuk u pajtuan ata. – Se, Perëndia e shpie në udhë të drejtë atë që don Ai. (Bekara: 213)

Me të vërtetë, Ne i kemi dërguar profetët Tonë me argumente të qarta dhe me ta u kemi dhënë librin dhe terezitë, (drejtësinë): që njerëzit të veprojnë drejt; kurse hekurin e kemi krijuar, se, në atë ka tmerr të madh, po edhe dobi për njerëzit dhe që Perëndia të dëftojë ata që ndihmojnë besimin e Tij dhe të dërguarit e Tij – pa i parë. Me të vërtetë, Perëndia është i fuqishëm dhe i madhërueshëm. (Hadid: 25)

Elif Lâm Râ. Ky është Libri, që ta kemi shpallë ty, që njerëzit t’i nxjerrish nga errësira në dritë, me lejen e Zotit të tyre, në rrugën e të Plotëfuqishmit dhe të Falenderueshmit. (Ibrahim: 1)

Na ta kemi shpallur ty Librin, vetëm që t’ju shpjegosh atyre atë për të cilën ata nuk pajtoheshin, dhe (që të jetë) udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që besojnë’’ (Nahl: 64)’’ E, para Kur’anit ka ekzistuar Libri i Musait – udhërrëfyes dhe mëshirë. E, ky (Kur’ani), Libër vërtetues (i librave të shpallur) në gjuhën arabe për t’i paralajmëruar ata që bëjnë zullum dhe për t’i sihariquar bamirësit. ( Ahkaf: 12)

Ali Ynall

Përktheu: Haki Sahitaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit