-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Tërmeti në Itali: Mbi 159 të vdekur, po gërmohet ende nën rrënoja

Më të lexuarat

Italia qendrore është e tronditur nga një katastrofë. Një lëkundje e fortë tërmeti me magnitudë 6:00 që ra në orën 03: 36 minuta të 24 gushtit ka shkaktuar deri tani mbi 159viktima dhe 368 të plagosur. 
Shifra konfirmohet nga kryeministri Renzi gjate vizitës ne rajonin e prekur, ndërsa bilanci mund të rritet.
Ndërkohë toka vazhdon të dridhet. Mbi 100 lëkundje tërmeti janë numëruar deri tani, të paktën 55 prej tyre janë me magnitudë 3- 3.36. Lëkundja e fundit me magnitudë 4.9 u regjistrua rreth orës 14:00.

Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth dy km nga qyteti i Accumolit dhe 10 km nga Arquata del Tronto dhe Amatrice, transmeton oranews.
Amatrice pothuajse nuk ekziston më. Tashmë është kthyer në rrënojë. Nën gërmadha ka dhjetëra persona” ishte dëshmia e parë e kryetarit të komunës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit