Tërmetet po vazhdojnë ta godasin Turqinë. Provinca Malatyame goditet me magnitudë 5,6 ballë.
Tërmeti ndodhi në orën 12:04 pasdite me kohën lokale, me epiqendër 6,96 kilometra nën sipërfaqe në rrethin Yeşilyurt, tha Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Sipas AFAD-it, deri më tani nuk është raportuar për viktima.
Lëkundjet ndodhën derisa Türkiye vazhdon të përballet me pasojat e tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit në rajonin jugor të vendit.
Të paktën 44.374 njerëz kanë vdekur për shkak të tërmeteve të njëpasnjëshme të 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë.
Malatya ishte një nga provincat e goditura nga tërmetet me epiqendër në Kahramanmaraş që prekën gjithsej 11 provinca.