14.3 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Tërmetet po vazhdojnë ta godasin Turqinë. Provinca Malatyame goditet me magnitudë 5,6 ballë

Më të lexuarat

Tërmetet po vazhdojnë ta godasin Turqinë. Provinca Malatyame goditet me magnitudë 5,6 ballë.

Tërmeti ndodhi në orën 12:04 pasdite me kohën lokale, me epiqendër 6,96 kilometra nën sipërfaqe në rrethin Yeşilyurt, tha Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Sipas AFAD-it, deri më tani nuk është raportuar për viktima.

Lëkundjet ndodhën derisa Türkiye vazhdon të përballet me pasojat e tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit në rajonin jugor të vendit.

Të paktën 44.374 njerëz kanë vdekur për shkak të tërmeteve të njëpasnjëshme të 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë.

Malatya ishte një nga provincat e goditura nga tërmetet me epiqendër në Kahramanmaraş që prekën gjithsej 11 provinca.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit