10 C
Pristina
Friday, March 1, 2024

Bashkësia Islame e Bosnjës mblodhi 3,5 milionë euro për viktimat e tërmetit në Türkiye dhe Siri

Më të lexuarat

Këshilltari i kryetarit të Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës, Mustafa Prljaca, tha se njerëzit treguan interesim të madh për fushatën e ndihmës

Në fushatën e nisur nën udhëheqjen e Bashkësisë Islame të Bosnjë dhe Hercegovinës, u mblodh një donacion prej 3,5 milionë eurosh për njerëzit që u prekën në tërmetet e 6 shkurtit që goditën Türkiyen dhe Sirinë, raporton Anadolu.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Rijasetin e Bashkësisë Islame të Bosnjë dhe Hercegovinës në Sarajevë, u shpjeguan përpjekjet për ndihmën humanitare për të dëmtuarit nga tërmetet me epiqendër në provincën turke Kahramanmaraş.

Këshilltari i kryetarit të Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës, Mustafa Prljaca, deklaroi se sapo kanë dëgjuar për tërmetet në Türkiye është vendosur që të organizohet një fushatë ndihme nëpër xhami për ndihmë dhe tha se kjo është bërë me një organizim i paprecedentë.

Duke thënë se njerëzit treguan interesim të madh për fushatën e ndihmave, Prljaca theksoi se qytetarët vepruan me vetëdije për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Prljaca tha se janë duke zhvilluar bisedime edhe me Kryesinë e Çështjeve Fetare të Türkiyes (Diyanet) dhe institucionet turke në Bosnjë dhe Hercegovinë për mënyrën e shpërndarjes së mjeteve të grumbulluara.

Shefi i Departamentit të Çështjeve Sociale të Bashkësisë Islame të Bosnjë dhe Hercegovinës, Ibrahim Malanoviq, theksoi se ndiejnë dhimbje për situatën në Türkiye dhe Siri pas tërmeteve.

Ai theksoi se u mblodhën urgjentisht me lajmin e tërmetit, duke shtuar se Bashkësia Islame, në koordinim me të gjitha organizatat e saj në terren, u mobilizua për të ndihmuar popujt e Türkiyes dhe Sirisë, me të cilët ata janë të lidhur me shpirtërisht, familjarisht dhe miqësisht.

Ai tha se Shoqata Merhamet, një organizatë bamirësie në Bosnjë dhe Hercegovinë, dërgoi një kolonë ndihme me 20 kamionë në Türkiye dhe se ende po vazhdojnë përpjekjet për mbledhjen e fondeve.

Malanoviq gjithashtu informoi se përmes Bashkësisë Islame janë mbledhur 3,5 milionë euro ndihma dhe falënderoi të gjithë ata që e mbështetën fushatën.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit