Jason Spencer, i cili propozoi projekt-ligjin që ndalon mbulimin e fytyrës, shprehu se e kishte projektuar ndalimin në fjalë duke iu referuar pjestarëve të organizatës masonike Ku Klux Klan, për të mos i lejuar që të kryenin ndonjë krim.
Mirëpo Spencer vendosi ta tërheqë projekt-ligjin për shkak të reagimeve nga komuniteti musliman duke u shprehur se cënonte të drejtën e femrave muslimane për të mbajtur nikabin apo perçen. Ai theksoi gjithashtu se me projekt-ligjin nuk dëshironte të cënonte asnjë grup fetar, por të penalizonte grupet që nxisin urrejtje dhe krime.