0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Tensionet në veri, Kurti priti mbrëmë vonë në takim Stuart Peach

Më të lexuarat

Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë ka pritur në takim të dërguarin britanik për Ballkanin, Stuart Peach.

Kurti ka njoftuar se me Peach kanë diskutuar për situatën në veri.

“Patëm një takim natën vonë me Lordin Stuart Peach për të diskutuar për zhvillimet e fundit mbi veriun. U deklarua se qëllimi i vendosjes së policisë ishte vetëm ruajtja e sundimit të ligjit. Ritheksova gatishmërinë time për bisedime të nivelit të lartë nën lehtësimin e BE-së. Falënderova gjithashtu Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e tyre”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Gjatë ditës së sotme Kurti ka marrë pjesë në Forumin e Sigurisë Globsec në Bratisllavë, ku i mbrojti veprimet e Policisë së Kosovës, e cila ndihmoi instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Kurti ka thënë se rrugëdaljen nga tensionet në veri e sheh në një “hekurudhë të drejtë me dy binarë”.

Sipas tij, fillimisht duhet të tërhiqen huliganët nga rrugët e pastaj të ulet numri i policisë së pranishme në veri, dhe në të njëjtën kohë të avancohet me implementimin e marrëveshjes. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit