18.2 C
Pristina
Tuesday, June 18, 2024

Hill: Kosova do t’i bartë pasojat sepse nuk i dëgjoi këshillat e SHBA-së

Më të lexuarat

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka folur para gazetarëve në Beograd për situatën në veri të Kosovës.

Ai tha se Prishtina do t’i bartë pasojat që nuk e dëgjoi Washingtonin dhe ngjarjet aktuale do të kenë ndikim në raportet mes dy vendeve, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se këto janë ditë të vështira në Kosovë, duke rikujtuar se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka porositur se SHBA-të do të kundërshtojnë lëvizjet e Prishtinës dhe se për këtë mund të ketë pasoja.

Hill tha se Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër sulmet ndaj pjesëtarët të KFOR-it dhe se është e rëndësishme që një gjë e tillë të mos përsëritet.

“Nuk duhet të humbasim busullën dhe drejtimin e lëvizjes, që është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe normalizimi i marrëdhënieve përmes dialogut. Është e nevojshme që situata në rajon të qetësohet dhe të vazhdojë rruga drejt Bashkimit Evropian dhe integrimit euroatlantik”, tha Hill. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit