2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Televizori në dhomë shkakton obezitet tek fëmijët

Më të lexuarat

Fëmijët, që kanë televizorë në dhomat e tyre të gjumit, kanë më shumë gjasa të bëhen obezë, sesa ata që nuk kanë.

Ky është përfundimi, në të cilin kanë dalë kërkuesit e Kolegjit universitar të Londrës. Veçanërisht për vajzat, ata kanë zbuluar se, sa më shumë kohë kalojnë para televizorit, aq më shumë kilogramë fitojnë.

Kërkuesit thonë se tani ka një nevojë urgjente për të parë nëse pasoja të njëjta shkaktojnë edhe laptopët apo telefonat celularë.

Sipas ekspertëve, ekspozimi i gjatë i fëmijëve para ekraneve pasohet me një kombinim të rrezikshëm të rreziqeve shëndetësore.

Studiuesit kanë analizuar të dhënat nga më shumë se 12 mijë fëmijë në Britaninë e Madhe. Shkencëtarët zbuluan se, më shumë sesa gjysma e fëmijëve kishin televizorë në dhomat e tyre të gjumit në moshën shtatëvjeçare.

Prindërve iu kërkua të tregonin sa orë në ditë kalonte një fëmijë duke parë televizor. Më pas, kur fëmijët arrinin moshën 11 vjeç, kërkuesit vlerësonin peshën e tyre. Vajzat që kishin televizor në dhomë në moshën shtatëvjeçare, ishin 30 për qind më të ekspozuara për të qenë mbipeshë në moshën 11-vjeçare, krahasuar me fëmijët që nuk kishin televizorë në dhomat e gjumit.

Për djemtë, rreziku ishte 20 për qind. Studimi tregon kështu një lidhje të qartë mes televizorit në dhomën e gjumit të fëmijës dhe mbipeshës së disa viteve më pas. “Ndërsa ekranet e televizorit bëhen gjithnjë e më të holla, fëmijët tanë shëndoshen gjithnjë e më shumë”, thonë vet kërkuesit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit