19.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Sallatë speciale me brokoli dhe lulelakër

Më të lexuarat

Brokoli dhe lulelakra janë dy ndër perimet më të shëndetshme. Kjo sallatë e freskët përgatitet në një mënyrë ndryshe. Provojeni dhe do ta keni pjesë të menusë tuaj çdo ditë.

Përbërësit:
300 gram lulelakër
275 gram brokoli
2 karota
1 thelpi hudhër
30 gram gjethe koriandër
20 gram gjehte majdanoz
120 ml vaj ulliri
45 gram fara kungulli
1/2 lugë çaji kripë
½ lugë çaji piper

Përgatitja:
Vendosni lulelakrën në një procesor ushqimi dhe lëreni derisa të copëtohet plotësisht. Hidhni edhe brokolin dhe copëtojeni edhe atë. Hidhini në një tas.
Vendosni karotat dhe copëtojini si perimet e tjera. Shtoni hudhrën, koriandrën dhe majdanozin. Më pas hidhini te lulelakra.
Shtoni vajin e ullirit, farat e pjekura të kungullit, uthullën, pak kripë, piper dhe kombinojini mirë. Lërini mënjanë për 10 minuta para se t’i shërbeni./Shije

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit