17.8 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Të rinjtë sirianë në Turqi do të përgatiten për universitete

Më të lexuarat

Të rinjtë sirianë që jetojnë në Turqi do të përgatiten për në universitet përmes një bashkëpunimi nga Komisariati i Lartë i Refugjatëve i Kombeve të Bashkuara (UNHCR), Bashkimi Evropian (BE) dhe Drejtoria e Diasporës Turke dhe Komuniteteve Mike (YTB), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi me shkrim nga YTB dhe UNHCR, projektet “Mbështetja e institucioneve kombëtare në Turqi për lehtësimin e efekteve të krizës së refugjatëve sirianë” dhe “Mbështetja për qasjen e refugjatëve sirianë në Turqi në arsimin e lartë”, udhëhiqen me mbështetje financiare nga BE dhe Turqia.

Projektet në fjalë synojnë rritjen e studentëve sirianë të regjistruar në programet e arsimit të lartë në Turqi.

Në kuadër të projekteve, mbi 4.200 të rinjë sirianë të diplomuar nga shkollat e mesme në vitin akademik 2017-2018 do të fitojnë mundësinë për zotërimin e nevojshëm të gjuhës turke për regjistrim në universitete duke mbaruar programin intensiv të turqishtes brenda një periudhe prej nëntë muajsh.

Të rinjtë sirianë në programin falas do të mësojnë të folurit, leximin dhe të shkruarit në gjuhën turke.

Kryetari i YTB-së, Mehmet Köse, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi, nënvizoi se projektet afatgjate të dedikuara për të rinjtë sirianë në të njëjtën kohë do të jenë kontribut për paqen në botë.

“Lufta civile në Siri mund të ketë shkaktuar shkatërrime të infrastrukturës që do të marrin kohë të gjatë për t’i riparuar. Megjithatë, një çështje më e rëndësishme është të sigurohet që të rinjtë sirianë të zhvendosur të mund të shfrytëzojnë më së miri kohën e tyre në vendin pritës, duke menduar gjithashtu për të ardhmen e vendit të tyre”, vlerësoi Köse.

Ai tërhoqi vëmendjen se popullsia e re në vendet ku ndodhin kriza të tilla cilësohet si “gjeneratë e humbur” për shkak eksperiencave të tyre.

“Megjithatë, me ndihmën e vetëdijshme të bashkësisë ndërkombëtare, mundësitë e arsimit që i ofrohen rinisë siriane në komunitetet pritëse në të cilat jetojnë, do t’i parandalojnë ata nga të qënit ‘gjeneratë e humbur’. Përkundrazi, kjo gjë do t’u mundësojë atyre të bëhen ‘gjenerata themeluese’, të cilat do të jenë e ardhmja e Sirisë. Është e sigurt se arsimi është një nga shtyllat kryesore të paqes rajonale dhe globale në ditët tona”, theksoi Köse.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e UNHCR-së në Turqi, Katharina Lumpp, është shprehur se dy projektet në fjaë janë shembuj të mirë të bashkëpunimit dhe ndarjes së përgjegjësive mes autoriteteve turke, UNHCR-së dhe Delegacionit të BE-së në Turqi.

“Në saje të këtyre aktiviteteve të përbashkëta, të rintë sirianë do të kenë mundësinë për të realizuar ëndrrën e tyre për të shkuar në universitet dhe për të kontribuuar në shoqëritë ku jetojnë si zotërues të profesioneve të caktuara”, tha Lumpp.

Po ashtu, shefi i Delegacionit të BE-së në Turqi, ambasadori Christian Berger, tha se arsimi është një nga pikat kyçe të mbështetjes së tyre për për refugjatët.

“Vendimi i Turqisë për heqjen e tarifave akademike për refugjatët sirianë na ka mundësuar zbatimin e projekteve të tilla së bashku me partnerin tonë UNHCR dhe institucionet turke si YTB. Ne besojmë se mundësimi i qasjes së të rinjve në arsim do t’u japë atyre një shans më të mirë për të ndërtuar të ardhmen e tyre”, theksoi Berger.

Ndryshe, duke strehuar numrin më të madh të refugjatëve në botë, Turqia siguron mbrojtje për më shumë se 3.5 milionë refugjatë sirianë të regjistruar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit