22.5 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Të përgatitemi për mësim në shkolla dhe universitete në kushtet e reja të COVID-19

Më të lexuarat

Në kushtet kur në Kosovë kishim numër vetëm njëshifrorë në ditë, ishte e logjikshme që Ministria, shkollat dhe të gjitha palët të përgatiteshin që mësimi në shkolla dhe universitete të zhvillohet ekskluzivisht në mënyrë fizike apo konvencionale, në lokalet shkollore.

Prof. Dr. Jahja Koka

Në aspektin pedagogjik është e pamohueshme që mësimi me pjesëmarrje fizike të nxënësve dhe universiteteve në shkolla dhe universiteteve.

Mirëpo, realiteti i këtyre ditëve në aspektin epidemiologjik fatkeqësisht është dramatik: sot kishim numër rekord të infeksioneve për një ditë, rreth 17 000 të infektuar.

Kjo situatë alarmante, krahas shpëtimit të jetëve, nga se nga numri i të infektuarve të përmendur pritet që edhe numri i vdekjeve të jetë i madh, krahas aspektit ekonomik dhe të tjerave, duhet të planifikohet urgjentisht një skenar i ri i mësimit të mundshëm në shtator. Mësimi on-line është i padëshirueshëm, por si duket tani i domosdoshëm

Përvoja e shumë vendeve në botë, tregon se kur gjenden në një dinamikë maksimale dhe në rritje, siç është rasti ynë, mësimi në të gjitha nivelet u realizohet në distancë.

Unë kam pasur mundësinë të vizitoj fizikisht disa rajone të Australisë, disa herë më e madhe se Kosova dhe mësoj se atje mësimi realizohet në internet në mënyrë të përhershme. Nga ato rajone dalin studentët dhe ekspertët kulminantë në botë.

Vlen të konstatohet se mësimi on-line që kur ka filluar në Kosove, të mësuarit në internet ishte joprofesional, i paorganizuar dhe me rezultate të dobëta. Kjo iu jep të drejtë të gjithë atyre të kërkojnë qe mësimi të procedojë në mënyrë fizike në shkolla.

Megjithatë, unë konsideroj ndryshe, bazuar në faktet e mësipërme, konsideroj qe duhet te veprohet në mënyrën si vijon:

a) Të sigurohen urgjentisht kushtet për mesim on-line: Në çdo cep të Kosovës të sigurojmë sinjalin e internetit dhe nga një kompjuter i thjeshtë për secilin student (kjo është shumë e mundshme, ne kishim kujdesin dhe angazhimin e duhur shtetëror).

b) Mësuesit duhet të japin mësim në internet nga shkollat. Aty ku duhet të arrihen standardet adekuate të cilësisë së mësimdhënies dhe kontrolli i përgjegjësisë.

c) Për të ndjekur realizimin e orës së mësimit, çdo mangësi e secilit nxënës apo arsimtar të trajtohet në mënyrë rigoroze. Mungesat e tepërta duhet të kenë edhe karakterin përjashtues të studentëve.

d) Sigurimi dhe implementimi i platformave digjitale interaktive. Ka shumë platforma te ndryshme të përshtatshme, njëri prej tyre është nga një autor shqiptar që jeton në Austri. Platforma me efikase intereaktive të zgjedhet nga ekspertet dhe të përdoret në të gjitha shkollat dhe universitetet. Poashtu, të realizohet vlerësimi efikas i nxënësve dhe studentëve.

e) Të realizojnë ardhjen e vazhdueshme të nxënësve në shkolla, por në grupe shumë të vogla dhe nën kushtet dhe kërkesat e rrepta të pandemisë. Gjatë këtyre vizitave fizike në shkollë për të kryer ushtrime laboratorike dhe përforcime eventuale të të mësuarit në internet.

f) Të bëhet në mënyrën e përshkruar më lartë:

e) Rishikimi gjithëpërfshirës i të gjithë materialit mësimor dhe vlerësimi përfundimtar (kështu që kjo bëhet në shkollë fizikisht, por nën kritere të rrepta pandemike!)

g) Të organizojnë klasa on-line, pjesë integrale të të mësuarit, për ushtrime trupore-fizike dhe ore kreative, në një mënyrë profesionale në mënyrë që të trajtohet he mirëmbahet shëndeti mendor i nxënësve dhe studentëve, preferohet te praktikohet profesionalisht edhe meditimi. Të gjitha këto duhet të përgatiten në mënyrë profesionale nga ekspertët.

Me maska dhe masa kundër virusit te COVID-it, si duket do të jetojmë, të paktën deri në vitin 2022, kështu që një zgjidhje e tillë do të ishte më fatlume, e shëndoshë dhe profesionale.

* Autori ka qenë Profesor i Didaktikës, duke dhënë mësim në UP për 15 vjet, ka qenë kryetar i komitetit C & C në CMU, Pittsburgh (SHBA) për një dekadë, është autor i mbi 100 punimeve shkencore, patentave, librave universitarë dhe shkollorë, botoi monografi në NOVA, ish Kryetar i institutit kombëtar IASH (tani anëtar nderi), Anëtar i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe inovacion në Kuvendin e Kosovës

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit