Nëse do të dish ke bërë një punë të mirë ose jo, shikoje atë, a e ke filluar me bismil-lah dhe a e ke përfunduar me elhamdulilah.
Në do të dish a ke qenë i sinqertë në atë punë apo jo, shiko me vëmendje, e ke bërë për sy e faqe të tjerëve, për hatër të njerëzve apo e ke bërë për të fituar kënaqësinë e Allahut.
E në do të dish a ke bërë një punë të saktë e të rregullt ose jo, shikoje atë, a e ke bërë sipas traditës profetike apo ke shtuar në të gjëra që nuk janë prej sunetit profetik.
Dhe në do të dish pas gjithë këtyre gjërave punët dhe lutjet e tua a janë pranuar te Allahu ose jo, shiko mirë se cfarë kë ngrënë, cfarë ke pirë dhe cfarë ke veshur. Nëse ato janë prej hallallit atëherë dhe ti je i tillë, andaj prite shpërblimin e Allahut, e nëse janë prej haramit pendohu te Zoti yt i Cili fal dhe mëshiron shumë.
Mustafa Terniqi