10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Turqit “zbulojnë” tapitë osmane për ishujt e Egjeut

Më të lexuarat

Një përgjigje historike Greqisë nga Stambolli, shqetësohet Athina

Titujt osmanë të ishujve të Egjeut po “zbulohen” nga turqit për të përforcuar narrativën e tyre për sovranitetin jo-grek mbi ta, për shkak të “militarizimit” të tyre nga Greqia, raportojnë mediat e Athinës, duke iu frikësuar këtij hapi të Ankarasë.

Është Yeni Safak që paraqet dokumente kadastrale – nga Arkivat Osmane – në lidhje me ishujt në fjalë të përfshira në 324 dosje që u referohen viteve 1847 dhe 1912. Dosjet përmbajnë informacione për krahinën, fshatin, lagjen, madhësia, data e blerjes, emri i pronarit, etj..

“Të dhënat që datojnë nga Perandoria Osmane për ishujt që Greqia i ktheu në depo armësh – në kundërshtim me marrëveshjet kur duhej të ishin në një regjim të çmilitarizuar – ruhen në Turqi. Në arkivat e Regjistrit të Tokës gjenden 721 dosje kadastrale që i përkasin Greqisë, nga të cilët 324 i përkasin ishujve dhe mbulojnë vitet 1847-1912”, thuhet nga gazeta turke.

Në Arkivin Osman ka informacione kadastrale për Lemnosin, Rodosin, Kosin, Lesvosin, Samothrakin, Kiosin, Kretën etj.

Arkivat janë të aksesueshme për kërkime për studiues turq dhe të huaj. Siç thotë shefi i Departamentit të Kërkimeve, Haki Shahin, pronarët e pronave në Greqi mund të paraqesin një aplikim – duke plotësuar formularin përkatës – për të kryer kërkimet e nevojshme nga stafi dhe për të marrë dokumentet që duan. “Numri i aplikimeve të bëra pranë institucionit tonë për ishujt në 10 vitet e fundit është 95”, tha Sahin. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit