-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

TË NJËJTË NË LINDJE, TË NDRYSHËM NË VDEKJE

Më të lexuarat

Me të vërtetë është një gjë që tërheq vëmendjen e kontrastit të madh në mes asaj që jemi në lindje dhe asaj që jemi në vdekje. Ata që lindin të gjithë janë fëmijë të një kategorie, ashtu që mund të presim që çdo njëri prej tyre në të ardhmen të jetë njëri prej njerëzve të mëdhenj, ose të jetë me të meta mendore apo kriminel, ose i devijuar… por, këto mundësi, me kalimin e kohës zhduken në mënyrën që e panjohura të bëhet e njohur, ndaj dhe shikimet dhe pritjet e mëdha drejtohen kah disa njerëz, ndërsa nga disa të tjerë jo. Burra e gra largohen nga kjo botë duke qenë dijetarë të mëdhenj. Të tillët janë dashur e janë lëvduar vetëm për atë se gjatë jetës së tyre nuk kanë qenë njerëz të thjeshtë, por agjitues, fukaha (dijetarë të mëdhenj), të urtë, filozofë, udhëheqës ose prej atyre që kanë kontribuar në mirësi e bamirësi. Ajo që largohet nga kjo jetë është gjëja më e dobët e tyre, e ai është trupi. Ndërkaq mendjet e tyre, shpirtrat, autoritetet, veprat e lavdishme, traditat e mira që sollën, duart e tyre të pastra që ua shtrinë njerëzve, ato mbeten të ngulitura në shpirtrat dhe zemrat e njerëzve, që njerëzit besnikë t’u shprehin për to fjalë miradije e lutje shekuj me radhë dhe që brez pas brezi t’i bëjnë kandila të durimit dhe shëmbëlltyrës.

Nëse pyet, varret e të mëdhenjve ku janë
Në gojët dhe shpirtërat e njerëzve vendin e kanë

Me të vërtetë nderi dhe respekti që i pret tek All-llahu i Madhërishëm në botën tjetër, është shumë më i madh nga ajo që arritën në këtë botë kalimtare, por kjo në një formë të përshpejtuar njerëzore dhe të afruesit të shpërblimit. Transmetohet se Pejgamberi .s.a.v.s. ka thënë: “Kur All-llahu e do një rob të vetin, e thërret Xhibrilin: Vërtetë All-llahu e do filanin, duaje edhe ti dhe Xhibrili e do, pastaj Xhibrili thërret banorët e qiellit: Vërtetë All-llahu e do filanin, duajeni edhe ju dhe banorët e qiellit e duan, pastaj i bëhet pranimi në tokë.

Kjo është një pakicë e vogël e elitës së përzgjedhur nga robërit e All-llahut, ndërkaq pjesa dërmuese e njerëzve, sado që të jetojnë, e kalojnë këtë botë me të shpejtë, dhe ata janë midis një personi që lë diçka e pastaj pendohet dhe një tjetrit, i cili nuk lë asgjë. Pas disa viteve i harron ata shoku e i afërmi…

Çka do të thotë kjo?!

Kjo do të thotë:

1. Ajo që i dallon njerëzit në vdekje nuk është gjeneza, as pasuria, as fuqia, por ndershmëria, dituria, vepra e dobishme, dëshira për t’u bërë mirë njerëzve dhe kontributi në përmirësimin e rrethanave dhe situatave….

2. Çdo njëri prej jush ka mundësi të shkojë gjurmëve të njerëzve të mëdhenj përmes përpjekjeve ditore që do t’i japë në sferën e shëndoshë dhe në mënyrë të drejtë.

3. Mos ta përbuzë ndonjëri prej jush vetveten dhe mos të kënaqet me pak, sepse Fisniku, Bujari, I pasuri, Lavdiploti është Zot i të parëve dhe të fundit, Ai mund t’i japë të fundit diçka që e fsheh nga i mëparshmi. Vazhdimisht ta përkujtoni momentin e largimit nga kjo botë dhe vazhdimisht planifikoni që ajo që do të thuhet për ju, të jetë diçka e madhe, për sevapin e të cilës do të shpresoni tek All-llahu i Lartmadhërishëm.

Abdulkerrim Bekkar

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit