1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

TË KALOJ NË ISLAM DUKE TRADHËTUAR?! KURRË! – Hoxhë Ekrem Avdiu

Më të lexuarat

Ebul-As ibnur-Rebi ishte burri i Zejnebes, bijës së të Dërguarit të Allahut. Rrëfimi i kalimit të tij është shumë frymëzues.
Pak kohë para çlirimit të Mekes, ishte nisur në krye të një karvani tregtar të kurejshitëve, të përbërë nga njëqind deve të ngarkuara. Rrugës, dikush nga muslimanët e Medines u ngre pusi dhe i kap të gjithë burrat që ishin në shoqërim të karvanit bashkë me tërë gjërat që ishin në të. Shpëton vetëm Ebul-Asi, i cili kur bie nata futet fshehurazi në Medine. Shkon te Zejnebja, prej të cilës ishte ndarë për shkak të Islamit dhe i kërkon ta sigurojë.
Zejnebja, në momentin kur muslimanët lidhen në namazin e sabahut, thërret:
“Unë i kam dhënë garancë sigurie Ebul-Asit, mos e prekni.”
I Dërguari i Allahut pas namazit u tregon besimtarëve se nuk ishte në dijeni për këtë por njëkohësisht i lut që të respektojnë kërkesën e Zejnebes. Kjo edhe ndodhë, madje vendosin që për shkak të kësaj garancie, Ebul-Asit ti kthehet e gjithë ajo që përmbante karvani. Kur ndodhë kjo, dikush i thotë:
“O Ebul-As, bëhu musliman dhe mbaje karvanin e kurejshitëve për vete, ata janë armiq.”
“Doni që Islamin tim ta filloj duke tradhëtuar. Nuk do të ndodhë kurrë.”
U kthye në Meke pasi e liruan bashkë me karvanin dhe secilit ia dorëzoi gjërat e veta që i kishte në besim. Pas kësaj i pyeti:
“A i ka mbetur dikujt ndonjë gjë tek unë?”
“Jo”, i thanë.
“Tani, ta dini se unë dëshmoj se nuk ka zot përveq Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij. Nuk desha të mendonit se kalimi im në Islam është për tua përvetësuar pasurinë. Pasi ua ktheva emanetet, tani po bëhem musliman.”
Pastaj doli nga Meka, erdhi në Medine dhe vazhdoi jetën si musliman.

Hoxhë Ekrem Avdiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit