Jo të gjithë janë të pasur, ka nga ata të cilët ditën e tyre e kalojnë me 1$, e nga ata të cilët shpenzojnë shifra marramendëse.
Më shumë se 1 miliard njerëz rreth e rrotull globit, afërsisht një e gjashta, fitojnë vetëm 1 $ në ditë. Kjo statistikë e habitshme është motivuese për fushatën e International Forgotten, të cilët kanë hedhur dritë mbi nivelet tronditëse të pabarazisë mbi pasurinë në shumë rajone të botës sot. IT është një shoqatë jofitimprurëse, e cila punon për të zbutur varfërinë globale dhe ka krijuar një libër me foto të personave që jetojnë me një dollar në ditë.
Jeta e të varfërve të botës nuk ka nevojë për komente pasi fotot flasin vetë. Në këto foto shfaqen njerëz që luftojnë për mbijetesë. Fotot janë realizuar në katër kontinente dhe kanë shpjegimet si më poshtë: Thomas A. Nazario, themelues dhe president i International Forgotten, është autor i përshkrimeve të fotove dhe Renée C. Byer është fotografi që ka punuar për këto foto.
Shikoni fotografitë e Byer-s, dhe do të mësoni më shumë për këtë artikull i botuar në “The Huffington Post”.
Shikoni fotografitë e Byer-s, dhe do të mësoni më shumë për këtë artikull i botuar në “The Huffington Post”.
Alvaro Kalancha Quispe, 9 vjeç i cili çdo mëngjes me mënyrën e tij mundohet të kullosë gjatë gjithë ditës nëpër kodra, kopenë e tij. Ai merret çdo ditë me to dhe nuk ka bërë asnjë ditë shkollë. Familja e tij jeton në krahinën malore Akamani të Bolivisë, në një zonë të quajtur Caluyo, rreth një orë nga qyteti i Qutapampa. Në këtë pjesë të botës, malësitë e Bolivisë, janë rreth 13 000 metra mbi nivelin e detit, e ku banorët aty jetojnë të izoluar, pa energji elektrike dhe pa shtretër edhe ujin e pijshëm e sigurojnë me vështirësi. Ata më shumë qëndrojnë me kafshët e tyre, ku çdo kafshë prodhon rreth 3 kg lesh në vit, dhe çdo kile lesh është shitur për 18 bolivianos e barabartë me 2,50 $ US. Kjo familje fiton rreth $ 200 të ardhura në vit nga bagëtitë që ata ruajnë.
Në Bukuresht, Rumani, disa familje jetojnë nëntokë, aty ku ngrohja apo kanalizimet mungojnë. Ata jetojnë dhe ushqehen aty nën dritën e qirinjve pasi nuk ka energji elektrike. Personi në foto është Hora Florin, 28 vjeç, gjatë kohës së regjimit të diktatorit rumun Nikolae Çaushesku ka humbur gjithçka dhe ka mbetur jetim që prej brezit të humbur të fëmijëve të Rumanisë. Ai tashmë jeton nën tokë ku ndez qirinj për të mbajtur ngrohtë ambientin gjatë natës.
Ana Maria Tudor, rumunia 4 vjeçe, qëndron nën rrezet e dritës në portën e shtëpisë së saj në Bukuresht të Rumanisë duke shpresuar për një mrekulli. Ajo dëshiron që familja e saj të mos përballet me dëbimin nga vendstrehimet dhe e vetmja dëshirë e saj është të ketë një shtëpi. Babai i saj kohët e fundit ka bërë një operacion dhe hoqi tëmthin sepse rezultoi që kishte një infeksion dhe e la atë të paaftë për punë. Një dhomën që ata jetojnë momentalisht nuk ka tualet e as ujë të pijshëm.
Vajza që shihni në foto, punon me fëmijë të tjerë në kërkim të mbetjeve të cilat shpeshherë janë të rrezikshme, me shpresën për të gjetur ndonjë gjë që mund ta shkëmbejë me bukë, në mënyrë që të mbijetojë. Ndërsa kovën e vogël prej metali që ka në kokën e saj ajo e ka gjetur, e lotët që rrjedhin në fytyrën e saj janë si rezultat i dhimbjes që vjen nga malaria. Ajo disa vjet më parë u njoh me këtë sëmundje. Kjo është puna që ajo bën për të mbijetuar.
E vërteta është që në mesin e të varfërve që jetojnë me të rriturit janë dhe fëmijët e tyre, të cilët kujdeset për fëmijët e tjerë. Në foto është Vishal Singh, 6 vjeç, i cili kujdeset për një vajzë, ndërsa nëna e saj është larg në një lagje të varfër në jug të Indisë. Kur Vishal nuk është duke punuar ose nuk merret me punët e tij, ai merr pjesë në një shkollë për fëmijët e lagjeve të varfëria në Kusum Pahari. Shkolla është e vendosur në bazë të lagjeve të varfra. Shkolla ka një strukturë me një ambient të hapur. Ajo nuk ka tualet dhe nuk ka libra. Për të mësuar mësimet, fëmijët dhe mësuesit këtu punojnë në dërrasë të zeza. Shkolla hapet 2 herë në javë, por asnjë fëmijë nuk tërhiqet edhe pse se në këtë shkollë mungojnë fondet. Vishal shkon në shkollë me rreth 600 fëmijë të tjerë të këtij komuniteti të varfrish.
Fëmijët në të gjithë botën shpesh punojnë për të ndihmuar familjet e tyre. Në disa raste, ata heqin dorë nga shkolla, dhe vendosin të ndihmojnë prindërit e tyre. Ninankor Gmafu është 6 vjeç, kur koha është me shi kujdeset për lopët, sepse babai i tij është në emigracion, në Gana, në Afrikën Perëndimore. Ai ëndërron të shkojnë në shkollë një ditë, por mesa duket askush nuk po e nxjerr nga varfëria.