7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Të jesh musliman i vërtetë – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Mund të jesh musliman formal, që zbaton obligimet bazike të Islamit, si falja dhe agjërimi, por që të jesh musliman i vërtetë, duhet të përmbushësh edhe kriteret morale që kërkon Islami.
I Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Musliman është ai, prej të cilit muslimanët janë të sigurt nga gjuha dhe dora e tij.” (Buhariu 10, Muslimi 41)

Kjo do të thotë se të jesh besimtar musliman i vërtetë dhe i plotë, duhet që veç të tjerash, të zotërosh një moral të lartë, ku si gjuha edhe dora, dy gjymtyrët më të rëndësishme në veprimtarinë njerëzore, të mos cenojnë nderin, moralin, pasurinë, shëndetin dhe jetën e muslimanëve të tjerë. Pikërisht për këtë, shpifjet, mashtrimet, vjedhjet, plagosjet dhe vrasjet dënohen në Islam, jo vetëm moralisht, por edhe penalisht, sepse jeta njerëzore nuk mund të rregullohet pa këto dy aspekte, ndaj dhe ligji i Zotit është i tillë, që ngërthen në vetvete aspektin moral e etik, por edhe atë ligjor e juridik.

Jeta, nderi dhe pasuria janë të shtrenjta për njerëzit, ndaj dhe ato janë të ndaluara fetarisht të cenohen me pa të drejtë, e cenimi i tyre nuk është krim vetëm ndaj individit, por edhe ndaj Krijuesit, sepse është Ai që ia ka dhuruar ato, dhe para Tij do të japim llogari për cenimin e hakut të Tij.

Marrëdhënia ndërnjerëzore në këndvështrimin fetar nuk është vetëm një marrëdhënie horizontale dypalëshe, por një marrëdhënie vertikale trepalëshe, ku prezenca e Zotit asnjëherë nuk duhet harruar. Pikërisht, është forca dhe niveli i kësaj ndjesie, ajo që e dallon një besimtar formal nga një besimtar i vërtetë.
O Zot na bëj prej të vërtetëve!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit