5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Të fjeturit me freskore ndezur është gjëja më e dëmshme për shëndetin

Më të lexuarat

Ndonëse mund t’ju duket si ide e mençur që në mbrëmjet e ngrohta të verës të flini me freskoren ndezur, ju jeni duke bërë gabim të madh.

Duke shkruar për ‘The Sleep Advisor’, eksperti Mark Reddick ka treguar se freskorja mund t’i nxitë alergjitë.

Ato gjithashtu janë të dëmshme për personat që vuajnë nga astma.

“Për disa njerëz, posedimi i një freskoreje në dhomë të fjetjes u ndihmon të flenë dhe të qëndrojnë të freskët gjatë mbrëmjes. Por, disa tjerë vetëm sa i mban zgjuar, nxitë sulme të astmës dhe mund t’ua thajë sytë”, ka shkruar Mark.

Veç kësaj, ai tregon se freskorja bën që ajri të lëvizë nëpër dhomë, kështu duke shkaktuar ‘stuhi’ të pluhurit dhe polenit të cilat e gjejnë rrugën për në sinusët tuaj.

Nëse jeni të prirë për alergji, astma dhe grip, kjo mund të shkaktojë shumë telashe.

Mark rekomandon t’i pastroni freskoret para se t’i përdorni sepse mund të ketë shumë pluhur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit