14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Dënimi i priftit amerikan Brunson shndërrohet në arrest shtëpie

Më të lexuarat

I arrestuar në provincën perëndimore të Turqisë, Izmir, më 9 dhjetor të vitit 2016, Gjykata e Lartë Penale 2 e Izmirit mori vendimin që Brunson të vendoset në arrest shtëpiak

 

IZMIR (AA) – Dënimi i priftit amerikan Andrew Craig Brunson i cili gjykohet me pretendimin për krim dhe spiunazh në emër të organizatave terroriste FETO dhe PKK, për të cilën kërkohet burgim 35 vjeçar, është shndërruar në arrest shtëpie duke marrë parasysh “problemet shëndetësore”, transmeton Anadolu Agency (AA).

I arrestuar në provincën perëndimore të Turqisë, Izmir, më 9 dhjetor të vitit 2016, Gjykata e Lartë Penale 2 e Izmirit mori vendimin që Brunson të vendoset në arrest shtëpiak.

Në seancën gjyqësore më 18 korrik të këtij viti gjykata vendosi t’i vazhdojë paraburgimin priftit amerikan, ndërsa avokati i tij duke treguar problemet shëndetësore apeloi vendimin.

Pas vlerësimit të Apelit, gjykata mori vendimin që Brunson të vendoset në arrest shtëpie, me kushtin “ndalim për braktisjen e banesës” dhe “ndalim për dalje jashtë shtetit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit