1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Të duhet Kurajo për…

Më të lexuarat

Të duhet Kurajo!
Vallë ke ti kurajon e duhur?!
Që të shfaqësh me veprat tuaja, atë që ke brenda teje.
Ose do vdesësh duke ëndërruar.
Ose do vdesësh në skajet e rrugës si i pastrehë.
A ke kurajon e duhur?!
Do ju tregoj një gjë:
Suksesi kërkon kurajo!
Është më lehtë të mos jesh i suksesshëm, mizoria do jetë shoqëruesi jot i vazhdueshëm, suksesi e urren dorëzimin, e nëse nuk do të bësh ndryshimin bëhu i zakonshëm, integrohu në jetën e zakonshme të njerëzve, nëse më shumë ke frikë prej njerëzve se sa prej Zotit, atëherë shkatërroje krejt atë që e ka vendos Zoti brenda teje dhe përzihu me tjerët, veshu si ata, ushqehu si ata, ec si ata, sillu si ata, shko ku shkojnë ata, mendo si ata, deri sa ta kuptosh se të mungon ajo që të bën të veçantë, për këtë gjë, nuk të duhet kurajo.
Për të qenë ndryshe të duhet kurajo!
Kurajo të duhet që të shkosh atje ku ske qenë më herët, për disa prej jush edhe për të degjuar këtë fjalim i duhet kurajo, edhe për të dal nga shtëpia i duhet kurajo, suksesi kërkon kurajo, fitorja kërkon kurajo, njerëzit nuk flasin për ata që s’kanë fituar, por nëse fiton, atëherë ata do flasin për ty!
A ke kurajo përe të ndejtë drejtë dhe stabil?!
Për tu përballë me fortunat që vijnë?!
Për tu përballuar me fjalët njerëzve?!
E të thuash: kam ecë shumë para që të kthehem mbrapa!
A e keni kurajon e duhur?!
Do tu tregoj një gjë:
Të duhet kurajo për të qenë i dalluar!
Të duhet kurajo për të poseduar urtësi!
Të duhet kurajo për të qenë i pasur!
Të duhet kurajo për të qenë i ditur!
Të duhet kurajo për të qenë i edukuar!
Të duhet kurajo për të folur para njerëzve dhe që të mos lidhet gjuha jote.
Pyes: në këtë shoqëri të dobët në të cilën jetojmë, në këtë botë e cila ndërtohet nga emisionet televizive, pyes: a ka njerëz qëkanë kurajon e duhur që të thonë: përskej krejt asaj që kam kaluar, përskej krejt asaj në të cilën kanë kaluar gjyshërit e mi, përskej krejt asaj në të cilën ka kaluar prindi im, nuk e eci këtë rrugë, do të jem sikur tjerët, të zakonshmit, atëherë thuaj; unë skam kurajon e duhur për të përcjellë dhe realizuar ëndërrat e mia!
A thua vallë mes jush ka dikush që ka sado pak kurajo?!

Ted Xhakson
Përktheu: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit