10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kënga për kulturën tonë

Më të lexuarat

Muzika është treguese serioze e nivelit të kulturës së një populli. Shiheni më poshtë lirikën e një kënge të popullarizuar në mesin tonë.

Strofën e parë të këngës e fillon këngëtari:
Edhe kjo natë me hare këtu tek ne
në mesin tonë të gjithë kanë ven
koka ba hallkamë edhe piskamë
s’po dihet sen kush kon pe don
Hajde lujë qyqek mori shyret
e kalle krejt sa paska lezet
(Refreni)

Strofën e dytë e vazhdon këngëtarja:
Ooooo dhezni qato drita se qet natë e prita
t’e kallim sonte se na ka ardhë dita
kush po prinë i pari, qaj bajraktari
O qaj mafia që krejt i kalli
O hajde lujë qyqek ti mori shyhret
se na kalle krejt sa paska lezet

Pastaj vazhdon ritmi tallava që e kallë atmosferën e ja qet timin.
Kjo është një ‘këngë’ e cila në Youtube ka shënuar gati 27 milionë dëgjime. Merreni me mend, një popull 4-5 milionësh e ka dëgjuar këtë këngë 27 milionë herë dhe tendenca e dëgjimit është në rritje.
Atëherë, kur një popull e dëgjon me të madhe një këngë të këtillë, çka i duhet shtëpia e operës, orkestra simfonike, teatri, kinemaja dhe ndonjë institucion tjetër kulturor?
Këtu mund ta gjeni arsyen pse në mesin e këtij populli gazetarët injorantë dhe personalitetet tjera të pafytyrë dhe pa dinjitet krijojnë opinion dhe ndikim. Dhe, ky popull lejon me kënaqësi të udhëhiqet nga politikanë halabakë.
Ne dikund e kemi humbë rrugën dhe kemi hyrë në një sferë të jetës imagjinuese.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit