13.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Të bëjmë davet – të ftojmë në Islam

Më të lexuarat

Shkruan: Burim Sogojeva

 

 

Duke u bazuar në librin e All-llahut të Lartësuar, në Kur’anin fisnik, e konkretisht tek

41,33: “E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam musliman?”

63,8: “…E tërë krenaria i takon All-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve …“

Si dhe tek …

2,159: Ata, të cilët fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato ua sqaruam njerëzve në libër, të tillët i mallkon All-llahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë.

2,174: Ata që fshehin nga libri atë që shpalli All-llahu dhe për të fitojnë shumë të paktë, ata në barqet e tyre fusin vetëm zjarr. Atyre All-llahu nuk do t’u flasë në ditën e gjykimit dhe as nuk i shfajëson ata, por për ta pason dënimi i rëndë e i padurueshëm.

Po ua dërgoj kësaj radhe një përmbledhje mbi Islamin me krahasime nga Bibla, në gjermanisht “Der Islam mit Vergleichen zur der Bibel”, me qëllim që kur të diskutoni me ndonjë jobesimtar/jomusliman, të ia ofroni këtë përmbledhje, në gjermanisht pra, për të ua argumentuar pa as pak dyshim, se veç Islami është rruga e vetme e shpëtimit. Pikërisht këtë na e thotë All-llahu i Lartësuar në Kur’an disa herë e sidomos tek këto vargje:

3,19; 3,85; 21,92 dhe 23,52

Duke e cituar këtu vetëm atë

3,19: Feja e vetme e pranueshme tek All-llahu është Islami …

Kurse fjala Islam përkatësisht Musliman në arabisht do të thotë I NËNSHTRUAR, pra ndaj All-llahut Madhështor dhe ndaj askujt tjetër. Këtë ndër të tjera na e dëshmojnë këto vargje Kur’anore 3,19 dhe 2,132-3.

Kjo përmbledhje pra është e bashkangjitur (gjermanisht Anhang) në këtë shkresë dhe është e bërë në formatin PDF. Pra për ta lexuar atë duhet me pasur në kompjuter të instaluar programin Acrobat Reader, të cilin mund ta merrni edhe tek këto faqe interneti

http://www.adobe.com/de/products/reader.html

http://www.chip.de/downloads/Adobe-Reader_12998358.html

Me këtë rast, në shqip, këtu po dua ta paraqes vetëm një pjesë të vogël, pikërisht atë se në vetë Biblën e të krishterëve, në Dhiatën e re, vetë Isai/Jezusi as. e dëshmon se

NUK KA ZOT TJETËR POS ALL-LLAHUT në vargjet e poshtëshënuara:

Mateu 4,10: „Zotit tënd nënshtroju/i bjer Atij në sexhde, vetëm Atij lutju dhe askujt tjetër“

Marku 12,29: „Urdhri më i rëndësishëm është: Dëgjoni o ju izraelit, Zoti, Hyji jonë, është një Zot i vetëm“

Ndërsa në Kur’an kjo gjë përshkruhet kështu:

5,72-73: Me të vërtetë janë jobesimtarë ata që thonë: “Me siguri Zoti është Mesihu – i biri i Merjemes! E, Mesihu tha: “O bijtë e Izraelit, adhuroni Zotin, që është Zoti im dhe Zoti juaj. Se, me të vërtetë, kush i bën shok Zotit, Ai ia ndalon atij Xhennetin dhe strehim i tij është zjarri. Dhe, për zullumqarët nuk ka ndihmëtarë.; Me të vërtetë janë jobesimtarë ata, që thonë: “Zoti është njëri prej treve!” S’ka Zot tjetër përveç se një Zot i vetëm! E, nëse nuk heqin dorë nga ato që thanë, me të vërtetë, ka për t’i goditë dënimi pikëllues.

Kurse tutje në Bibël, në Dhiatën e re pra mund të lexohet edhe kjo gjë si vijon:

Marku 10,17-18 dhe Gjoni 17,3; 20,17: Ku Isai/Jezusi as. vërteton vetë, se ai nuk është hyjnor, por se, veç Zoti është i vetmi Zot i vërtetë.

Se të gjithë profetët kanë qenë musliman, pra të nënshtruar ndaj All-llahut të Lartësuar e dëshmon edhe Bibla vetë, pra edhe për vetë Isain as. në këtë mënyrë dhe tek këto vargje:

Zanafilla 17,3; Ijobi 1,20-21; Eksodi 34,7-9; Mateu 26,36-9; Danieli 6,11-2

Ibrahimi, Ejubi, Musai dhe Isai as. ranë me fytyrë për dhe, pra në sexhde dhe luteshin. Ndërsa Danieli as… lutej/falej tre herë në ditë duke u kthyer në drejtim të Jerusalemit

Me gjithë faktin se Bibla me të vërtetë është falsifikuar, madje në Biblën e përkthyer në shqip të cilën e posedoj unë dhe të cilën e kam lexuar, para kapitujve të ndryshëm komentohet dhe pranohet haptas nga përkthyesi se nuk dihet se kush dhe kur e ka shkruar atë. E ata megjithatë i besojnë asaj dhe jo Kur’anit. SubhanAll-llah!.

Muhammedi as. megjithatë është i paralajmëruar në të si vijon:

  • Gjoni 14,16+26; 15,26 & 16,7+13: Pas meje do të vijë një profet i cili do të quhet MunAhma – në gjuhën e Isait as., pra gjuhën aramene – kurse në greqisht Paraklet. Kjo përshkruhet në Kur’an tek 61,6 se Isai as. e ka paralajmëruar atë me emrin Ahmed
  • Kënga e këngëve 5,16: Këtu në tekstin origjinal në hebraisht shihet dhe dëgjohet qartë si loti emri Muhammed-in. „Fjala e tij është si ëmbëlsirë, ai është Muhammad-i, ai është i ndershëm dhe miku im, o ju bija të Jeruzalemit“. Ja teksti origjinal hebraisht:= Muhammad.
  • Mateu 3,11-12: „… Mirëpo ai i cili do të vijë pas meje është shumë më i pushtetshëm se sa unë. Unë nuk jam i denjë atij as këpucët me ia zbathur…“;
  • Jesaja 29,11-12: „Ai nuk di të lexojë“. Për këtë shiko edhe në Kuran 7,157; 29,48 dhe 96,1-3;
  • Libri i ligjit të përtërirë përkatësisht Libri i pestë i Musait 33,1-2 dhe Psalmi 84,6 ku përshkruhet Meka (Baka) pra me emrin Beka, ashtu siç është në Kuran 3,96;

E sidomos shumë interesant është si vijon tek:

  • Libri i ligjit të përtërirë përkatësisht Libri i pestë i Musait 18,15+18-19:

“1) Do Ta dërgoj një Profet sikur ti, 2) në mes të vëllezërve tuaj. 3) Atij do të ia vej fjalët e Mia në gojë e ai do t’u thotë atyre krejt çka Unë e urdhëroj. 4) Ai do t’i thotë fjalët e Mia në emrin Tim”

Ta zbërthejmë këtë pak në detaje:

1) Musai as. kishte shumë cilësi/tipare të njëjta me Muhammedin as. Pra të dytë ishin Profet, të Dërguar, kishin lindur dhe vdekur normal, ishin të martuar e kishin gra e fëmijë, kishin shumë probleme me popujt e tyre, porse ata u pranuan megjithatë si Profet. Ishin sundimtar përkatësisht burrështetas që merrnin vendime për jetë a vdekje, sikurse Musai as. që e dënoj me vdekje atë që e theu ndalesën e të shtunës (Libri i 4-të i Musait as./Numrat 15,36), apo Muhammedi as. që e dënoj poashtu me vdekje atë gruan që kishte lindur fëmijë nga kurvëria/zinaja …

2) Hebrenjtë dhe arabët kanë prejardhje të përbashkët, meqë janë pasardhës të Ibrahimit as. Ismaili ishte i biri i parë i Ibrahimit as. kurse Isaku i dyti. Një pemë e shkurtër origjine: Ibrahimi as.-Ismaili as.-Muhammedi as.; Ibrahimi as.-Isaku as.-Jakubi/Izraeli as.-Musai as. Pra këta dy popuj në fakt janë popuj vëllezër. Kështu që Muhammedi as. u dërgua në mes të vëllezërve arab. Shiko edhe tek Ibrahimi as.

3) Meqë Muhammedi as. ishte analfabet, atij përmes Engjëllit Xhibrilit në formë të pashkruar përkatësisht gojore-shpirtërore i është zbritur i tërë Kur’ani, madje Krijuesi Madhështor në Kur’an tek 69,44-47 thotë, se sikur Muhammedi as. veç një fjalë të vetme po ta shtonte pos asaj që Ai ka shpallur, do të ia prente damarin e qafës. Prandaj Muhammedi as. ka kumtuar çdo gjë që Ai e ka urdhëruar.

4) Kjo është më mahnitësja, pra me emrin e Tij, që fillon çdo Sure/Kapitull i Kuranit, po atij të 9-it, përderisa në atë 27 është dy herë, pra edhe tek 27,30

Nëse ndokush e dëshiron këtë përmbledhje në shqip, në format më të shkurtër, mund të më shkruaj dhe InshaAll-llah do të ia dërgoj me shumë dëshirë!

Paqja, mëshira dhe bekimi i All-llahut Madhështor qofshin me juve!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit