-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024


Të afërmit e pengjeve izraelite në Gaza bastisin parlamentin izraelit

Më të lexuarat

Një grup familjarësh i pengjeve tejkaluan pengesat e rojeve të sigurisë dhe hyrën në sallën ku mbahej mbledhja e Komisionit të Financave në parlamentin izraelit në Kudsin Perëndimor

Një grup i të afërmve të pengjeve të mbajtur nga grupi palestinez Hamas në Gaza kanë bastisur parlamentin izraelit (Knesset) dhe kanë kërkuar nga deputetët të punojnë për një marrëveshje të re për shkëmbimin e të burgosurve, transmeton Anadolu.

Një grup familjarësh i pengjeve tejkaluan pengesat e rojeve të sigurisë dhe hyrën në sallën ku mbahej mbledhja e Komisionit të Financave në parlamentin izraelit në Kudsin Perëndimor.

Demonstruesit, të veshur me bluza dhe pankarta që shkruanin “Kthejini ata (pengjet)”, u bënë thirrje deputetëve për një shkëmbim të ri të të burgosurve me Hamasin.

Në videot e postuara në rrjetet sociale shihej se tensioni rritej herë pas here gjatë bastisjes së familjarëve të pengjeve në parlamentin izraelit.

Në video dëgjohej një nga të afërmit e pengjeve duke bërtitur “Nuk mund të uleni këtu derisa neve na vrasin fëmijët”.

Sipas ushtrisë izraelite, në Rripin e Gazës ndodhen 136 pengje izraelite.

Familjarët e pengjeve, të cilët ngritën një tendë dhe protestuan përpara shtëpisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Kudsin Perëndimor, akuzojnë qeverinë për dështimin për të garantuar sigurinë e njerëzve, si dhe bëjnë thirrje për një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur për shpëtimin e pengjeve

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit