3.3 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Cila është dispozita për atë njeri që e dëgjon ezanin, nuk shkon në xhami (mesxhid) edhe pse i falë të pesë kohët e namazit qoftë në shtëpi apo në vendin e punës?

Më të lexuarat

Pyetje: I nderuari hoxhë! Cila është dispozita për atë njeri që e dëgjon ezanin,   nuk shkon në xhami (mesxhid) edhe pse i falë të pesë kohët e namazit qoftë në shtëpi apo në vendin e punës?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Mbikëqyrësit të Gjithësisë, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Në të vërtetë, një veprim i këtillë nuk është i lejuar. Pra, është obligim që t’i përgjigjemi thirrjes (ezanit), sipas fjalëve të të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem): “Kush e dëgjon ezanin dhe nuk vjen në xhami, namazi nuk do t’i pranohet, përveç nëse ka uzur (arsyetim).” Ibën Maxhe
Njëherë ishte pyetur Ibën Abasi (radiallahu anhu): “Cili është uzuri?” Ai ishte përgjigjur: “Frika ose sëmundja. “
Njëherë një njeri i verbër kishte shkuar te i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) dhe ishte ankuar: “Unë nuk kam njeri që të më dërgojë deri në xhami, për këtë a kam ndonjë privilegj që të falem në shtëpi?” I  Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) e pyeti: “A e dëgjon ezanin?” Ai u pérgjigj: “Po!” Atëherë i Dërguari (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) i tha: “Përgjigjju atij.” Muslimi
Nëse i verbëri që nuk ka njeri që e çon deri në xhami nuk mund të ketë lehtësime, atëherë nga kjo e kuptojmë se as të tjerët nuk kanë të drejtë që ta lënë namazin me xhemat. Muslimani e ka për obligim që ta kryej namazin në kohën e vet dhe me xhemat. Mirëpo, nëse është larg xhamisë saqë nuk mund ta dëgjojë ezanin, ai nuk ka mëkate nëse falet në shtëpinë e tij. E nëse bën durim në vështirësi duke u falur me xhemat, kjo gjithsesi se është më mirë për të.

Shejh ibën Bazi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit