13.1 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

TDV dhe DITIB shpërndajnë ndihma për Ramazan nevojtarëve në Serbi

Më të lexuarat

Fondacioni i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) dhe Bashkësia Islame Turke për Çështje Fetare në Gjermani (DITIB) me qendër në Gjermani shpërndanë 1.500 pako me ndihma ushqimore për nevojtarët në Serbi.

Ndihmat në ushqim u shpërndanë në 10 qytete dhe 13 vende të ndryshme në koordinim me Konsulencën për Çështjet Sociale të Ambasadës Turke në Beograd.

Këshilltari për Çështjet Sociale të Ambasadës Turke në Beograd, Ertugrul Coskun tha se “Si çdo vit gjatë Ramazanit, Fondacioni i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Bashkësia Islame Turke për Çështje Fetare në Gjermani shpërndajnë ushqime nevojtarëve në qytetet Bor, Nish, Preshevë, Priboj, Sjenicë, Tutin, Mali Zvornik dhe Novi Sad, me në krye kryeqytetin Beograd dhe Novi Pazar në Serbi”.

“Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, amanetet e vëllezërve dhe motrave që nuk i harruan këto treva të zemrave tona, iu dorëzuan familjarëve dhe besimtarëve nevojtarë, të cilët i pritën ato me përshëndetje, lutje dhe buzëqeshje. Zoti ua pranoftë bekimin e të gjithë bamirësve që dhanë donacione. Qofshin gjithmonë ata që kërkojnë të bëjnë mirë në tokë dhe të kërkojnë të shërojnë plagët e të shtypurve”, vuri në dukje Coskun.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit