1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Talebanët reagojnë ndaj deklaratave në librin e Princit Harry

Më të lexuarat

Princi britanik, në librin e tij “Spare” që do të botohet më 10 janar, ka deklaruar të ketë vrarë 25 afganë gjatë shërbimit të tij ushtarak në Afganistan dhe se “nuk ndihet i turpëruar”

Autoritetet talebane kanë reaguar ndaj Princit Harry, Dukës së Sussex-it, i cili në librin e tij që do të dalë në shtije javën e ardhshme ka deklaruar se ka vrarë 25 persona gjatë detyrës së tij ushtarake në Afganistan dhe se nuk ndihet i turpëruar për këtë gjë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Këto komente të Princit Harry janë një shembull i vogël i traumës së pësuar nga populli afgan nga duart e forcave pushtuese, të cilët masakruan të pafajshëm pa llogari”, tha në një prononcim për mediat Abdulkahar Belhi, zëdhënës i qeverisë së përkohshme talebane.

Bilal Karimi, një zëdhënës i talebanëve, tha në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter se afganët nuk do t’i harrojnë “krimet e okupimit”.

“Krime të tilla nuk kufizohen vetëm në një vend. Çdo vend që sulmoi Afganistanin ka histori si kjo”, shtoi ai.

Enes Haqqani, një nga liderët e Grupit Haqqani, që është prej komponentëve kryesorë të talebanëve, gjithashtu bëri një deklaratë në Twitter në lidhje me komentet e princit britanik.

Ai në veçanti ka reaguar ndaj faktit që Princi Harry vrasjen e 25 personave e ka quajtur “largim i figurave të shahut nga tabela”.

“Ju u mundët në këtë luftë. Njerëzit që vratë nuk ishin figura shahu, ata ishin njerëz”, është shprehur Haqqani.

Ndryshe, Harry, i cili ka dhënë dorëheqje nga detyrat mbretërore britanike dhe është vendosur në SHBA, në librin e tij “Spare” që do të botohet më 10 janar, ka deklaruar të ketë vrarë 25 afganë gjatë shërbimit të tij ushtarak në Afganistan dhe se “nuk ndihet i turpëruar”.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit