Për ç’folën Erdogan, Rama dhe Mitsotakis?
Tre udhëheqës, fqinj me njëri-tjetrin, sa miq e si jo të tillë në raste të caktuara, janë bërë bashkë në Budapest, rreth një tavoline, në një takim jo formal mes tyre. Erdogan, Rama dhe Mitsotakis, janë takuar e kanë biseduar pak para fillimit të punimeve të sesionit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.
Siç raportojnë disa media, në këtë diskutim të shkurtër jozyrtar, të katër liderët shkëmbyen mendime mbi rezultatin e zgjedhjeve amerikane, zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare. /tesheshi.com/