4.8 C
Pristina
Friday, December 6, 2024

Fjalimi i Presidentit të Shtetit të Palestinës Mahmoud Abbas në Kombet e Bashkuara me rastin e përkujtimit të Nakba-s (Katastrofës)

Më të lexuarat

Fjalimi i Presidentit të Shtetit të Palestinës Mahmoud Abbas në Kombet e Bashkuara me rastin e përkujtimit të Nakba-s (Katastrofës) 15.05.2023

New York, më 15.05.2023 Të nderuar pjesmarës,

Paqja dhe Mëshira e Zotit qofshin mbi ju,

Fillimisht, më lejoni të shpreh falënderimet dhe vlerësimin tim për rezolutën tuaj të paprecedentë dhe historike për të përkujtuar 75-vjetorin e Nakbas (Katastrofës) palestineze që Izraeli kreu kundër popullit palestinez. Dhe kjo ditë përkujtohet më 15 Maj 2023, duke qenë se është neglizhaur përggjatë gjithë viteve të kaluara.

Kjo rezolutë është një pohim nga Organizata juaj e nderuar për padrejtësinë dhe paragjykimin e vazhdueshëm historik që i ndodhi popullit palestinez në vitin 1948, e cila ende vazhdon. Gjithashtu kjo rezolutë përbën përgënjeshtrimin tuaj të parë të tregimit sionist-izraelit i cili e mohon këtë Nakba (Katastrofë).

Kam besim dhe shpresë të plotë se kjo Organizatë Ndërkombëtare nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të rivendosur dinjitetin e popullit palestinez, sikurse nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të kthyer të drejtat e tij legjitime si dhe për të zhdukur efektet e kësaj katastrofe; së pari duke e miratuar këtë katastrofë si një ngjarje vjetore, dhe duke caktuar 15 Majin e çdo viti si ditë ndërkombëtare në kujtim të tragjedisë së popullit palestinez, e cila është një tragjedi për mbarë njerëzimin, dhe së dyti, duke punuar për të arritur të drejtat e patjetërsueshme kombëtare të popullit palestinez, përfshirë të drejtat e tij për vetëvendosje, pavarësinë e shtetit të tij dhe kthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre nga të cilat u dëbuan, në mënyrë që kjo tragjedi të mos bëhet turp për njerëzimin.

Në këtë ditë, ndërkohë që jam këtu para jush, populli im palestinez kudo që ndodhet në Palestinë dhe diasporë, bashkë me miqtë e popullit tij dhe njerëzit e lirë kudo që jetojnë në botë, përkujtojnë këtë tragjedi e cila ende vazhdon të qëndrojë si hije e errët mbi ne.

Pavarësisht kësaj, rrëfimi palestinez rreth Nakba-s (Katastrofës) dhe çështjes palestineze në përgjithësi, ka filluar të lërë gjurmë e tij në ndërgjegjen e popujve dhe vendeve të cilët kanë fillur të zbulojnë falsitetin e rrëfimit izraelit, kjo falë përpjekjeve të popullit tone, mbështjetjes dhe përkrahjes së njërëzvë të mirë në këtë botë.

Dëshiroj gjithashtu t’ju informoj se në Palestinë është duke u ndërtuar një memorial kombëtar që përkujton Nakb-n (Katastrofën), i cili do të jetë një tjetër dëshmitar i kësaj tragjedie njerëzore, përkrah institucionit për Kujtesën Kombëtare Palestineze, ndërkohë që është miratuar ligji për përkujtimin e Nakbas (Katastrofës) çdo vit.

Nakba, zonja dhe zotërinj, nuk filloi në vitin 1948 dhe as nuk mbaroi pas këtij viti. Izraeli, shteti pushtues, vazhdon pushtimin dhe agresionin e tij kundër popullit palestinez. Ai vazhdon të mohojë këtë katastrofë, dhe refuzon rezolutat e legjitimitetit ndërkombëtar që kërkojnë kthimin e refugjatëve palestinezë në shtëpitë, qytetet dhe fshatrat e tyre prej të cilave u dëbuan dhe u shpërngulën me forcë dhe dhunë. Izraeli ende vazhdon të pushtojë tokën e Shtetit të Palestinës, të cilin Asambleja juaj e nderuar e miratoi dhe e pranoi si anëtar vëzhgues. Pushtuesi vazhdon të konfiskojë tokat palestineze dhe të ndërtojë vendbanime hebreje mbi to, pa harruar

këtu imponimin e një regjimi aparteidi mbi palestinezët, kudo që ata ndodhen, brenda Izraelit ose në territoret palestineze të pushtuara që nga viti 1967.

Gjatë viteve, kjo Organizatë Ndërkombëtare ka nxjerrë qindra rezoluta (pothuajse një mijë rezoluta), të cilat njohin të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez në atdheun e tij. Në mesin e këtyre rezolutave është Rezoluta 181 e vitit 1947, e cila përcakton krijimin e një shteti arab për popullin palestinez në një sipërfaqe prej 44% të tokës historike të Palestinës përkrah shtetit të Izraelit. E njëjta gjë vlen edhe për Rezolutën 194, e cila kërkon kthimin e refugjatëve palestinezë.Pranimi i këtyre dy rezolutave ishte kusht për Izraelin që të pranohej si anëtar në Kombet e Bashkuara. Por, fatkeqësisht disa vende në këtë organizatë penguan qëllimisht zbatimin e këtyre rezolutave, ç’ka është një praktikë që paragjykon drejtësinë, moralin, vlerat njerëzore dhe shton vuajtjet e popullit Palestinez.

Prandaj, ne ju bëjmë thirrje zyrtarisht sot, që në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e legjitimitetit ndërkombëtar, ta detyroni Izraelin të respektojë rezolutat tuaja, ose të pezullohet anëtarësimi i tij në Kombet e Bashkuara, veçanërisht pasiqë nuk i ka përmbushur detyrimet për anëtarësim në organizatën tuaj të nderuar. (Mesazhi i Ministrit të Jashtëm izraelit Moshe Sharett drejtuar Asamblesë së Përgjithshme më 29 Nëntor 1948, në të cilin ai u zotua se do të respektonte dhe zbatonte Rezolutat 181 dhe 194), ndërkohë diçka e tillë nuk ka ndodhur deri tani.

Sot, fuqitë e mëdha që ju i njihni, qëndrojnë plotësisht duarkryq përballë agresionit të vazhdueshëm kundër popullit tonë dhe refuzojnë ta vendosin Izraelin para llogaridhënies për agresionin e tij, pushtimin e tokës palestineze, ndërtimin e vendbanimeve në të, shkatërrimin e zgjidhjes me dy shtete, sid he shkeljen e statusit ligjor historik të Al-Qudsi Al-Sharif. Këto vende kanë pranuar që shteti pushtues të mbetet një shtet mbi ligjin dhe t’i sigurojnë atij mbrojtje nga çdo përgjegjësi apo ndëshkim. Vallë sa mund të vazhdojë kjo situatë? Kush e pengon zbatimin e rezolutave të Organizatës suaj të nderuar? Përse vallë këto standarde të dyfishta?

Zonja dhe zotërinj,

Britania dhe Shtetet e Bashkuara, në veçanti, mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë politike dhe morale për gjendjen e vështirë të popullit palestinez. Këto dy shtete morën pjesë në bërjen e popullit tonë viktimë, kur vendosën të krijojnë dhe mbjellin një entitet tjetër në atdheun tonë historik, për qëllimet e tyre koloniale. Izraeli nuk do të vazhdonte në agresionin e tij pa mbështetjen e këtyre vendeve. Ishte qeveria britanike ajo e cila e dirigjoi Deklaratën e Belforit në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këto vendet pranuan pa asnjë shqyrtim pretendimin se Palestina ishte një tokë pa popull.

Deklarata ogurzezë e Belfourit përshkruante shumicën e popullsisë, pra arabët palestinezë (popullsi jo-hebreje), pa i përmendur ata me emër ndërkohë premtoi se do t’u jepte atyre vetëm të drejta fetare dhe civile, edhe pse ata përbënin 96% të popullsisë në Palestinë.

Këtu lind pyetja: Ku është logjika dhe drejtësia në këtë premtim? Cila është baza ligjore mbi të cilën bazohet? Cili është rregulli i së drejtës ndërkombëtare në këtë çështje? Në fakt, është premtimi i atyre të cilët nuk kanë çfarë të kenë kur nuk e meritojnë.

Fuqitë koloniale të cilat kanë përgjegjësi historike për Nakba-n (Katastrofën) duhet të mbajnë gjithashtu përgjegjësi historike në këmbim të drejtësisë së popullit palestinez dhe dhënien fund vuajtjeve të tyre.

Zonja dhe zotërinj,

Pretendimi i parë dhe më i zakonshmi i sajuar sionist ishte se Palestina ishte një tokë pa popull dhe për këtë duhej t’i jepej një populli pa tokë.

E vërteta është se atdheu ynë historik, Palestina, nuk ka qenë kurrë një tokë pa popull që t’i jepet padrejtësisht dhe në mënyrë arbitrare atyreve të cilët pretendojnë se janë populll pa tokë. Ne kemi jetuar në këtë tokë për mijëra vjet, që kur paraardhësit tanë arabët kananitë jetuan atje më shumë se pesë mijë vjet më parë, dhe ne ndërtuam qytetërim njerëzor në të, e ndërsa ekzitenca jonë në këtë tokë nuk është ndërprerë kurrë. Pra, si mund të jetë Palestina një tokë pa popull kur ishte një nga rajonet më të qytetëruara të Gjysmëhënës Pjellore dhe Lindjes Arabe, plot jetë, zhvillim, kulturë dhe urbanizim (për shembull, vetëm në qytetin e Jaffës, ka pasur dhjetëra biblioteka, shtëpi botuese, gazeta dhe kinema).

Ata gjithashtu pretenduan se palestinezët u larguan vullnetarisht nga vendi i tyre në vitin 1948. E vërteta e kësaj është se palestinezët u ngritën për të mbrojtur atdheun e tyre historik dhe praninë e tyre në tokën e tyre, pavarësisht aftësive të kufizuara që kishin në dispozicion. Megjithatë, fuqitë koloniale, dhe Britania në veçanti, u siguruan sionistëve të gjitha mjetet e forcës për të zbatuar projektin e tyre kolonial me forcën e armëve, duke ndëshkuar çdo palestinez që mbante armë, për të mbrojtur veten, tokën dhe të drejtat e tij.

Rezultati ishte që shteti i Izraelit u krijua, për të kryer më shumë se pesëdhjetë masakra, duke vrarë dhjetëra mijëra palestinezë, duke shkatërruar më shumë se pesëqind e tridhjetë fshatra palestinezë dhe duke shkaktuar 957 mijë refugjatë të cilët përbënin më shumë se gjysmën e pupullsisë palestineze në atë kohë.

Izraeli vazhdon t’i përsërisë këto pretendime të sajuara, pavarësisht provave të publikuara dhe dokumenteve sekrete sioniste që pranojnë dhe pohojnë se palestinezët qëndruan të patundur, luftuan dhe i rezistuan shpërnguljes së detyruar. I fundit i këtyre dëshmitarëve është filmi “Al- Tantura”, i cili është një film dokumentar izraelit i prodhuar nga vetë izraelitët, ku ushtarët izraelitë, të cilët vranë gjakftohtësisht më shumë se 200 palestinezë, rrëfejnë krimet e tyre të dokumentuara.

Izraeli, zonja dhe zotërinj, përveç krimeve që ka kryer dhe vazhdon t’i kryejë kundër popullit tonë që nga Nakba (Katastrofa) e deri më sot, gjithashtu cënon shenjtërinë e simboleve fetare islame dhe të krishtera në Palestinë, njëkohësisht i pengon palestinezët nga e drejta e tyre për lirinë e adhurimit në Xhaminë Al-Aksa / Al-Quds Al-Sharif, e cila është një e drejtë ekskluzive vetëm për muslimanët.

Sulmet e pushtusit dhe kolonëve të tij terroristë nuk kursyen as varrezat islame dhe të krishtera, shto këtu edhe gërmimet e paligjshme qe autoritetet pushtuese kryejnë nën Xhaminë Al-Aksa.

Këtu duhet theksuar se raporti i lëshuar nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve në vitin 1930 mbi të drejtat pronësore në Murin Al-Burak (Muri i Lotëve), i cili është pjesë e Xhamisë së Bekuar Al-Aksa, konfirmoi me miratimin e të gjithë dëshmitarëve, përfshirë edhe klerikët hebrenj, se pronësia e Murit Al-Burak (Murit të Lotëve) dhe Al-Qudsi Al-Sharif janë vakëve islamike.

Zonja dhe zoterinj,

Izraeli bën akuza të tjera të rreme për të mbuluar agresionin dhe krimet e tij, duke pretenduar se luftërat e tij kundër palestinezëve dhe arabëve ishin luftëra mbrojtëse.

Si mund të jetë një luftë mbrojtëse kryerja e masakrave, shkatërrimi i fshatrave dhe shpërngulja e gjysmës së popullsisë së Palestinës në vitin 1948, dhe si mund të jetë lufta e Izraelit në 1956 dhe pushtimi i Sinait dhe Rripit të Gazës një luftë mbrojtëse?

Si mund të jetë lufta e vitit 1967 një luftë mbrojtëse, kur dokumentet sekrete izraelite zbuluan se ajo ishte planifikuar shumë kohë më parë, fakt ky i pohusr nga vetë gjeneralët e ushtrisë izraelite? Vallë a nënkuptojnë luftërat mbrojtëse zaptimin e tokave që po pushtohen dhe i aneksohen shtetit pushtues, (siç është rasti në lidhje me Jeruzalemin dhe lartësitë Golan në Siri), duke shkelur kështu në mënyrë flagrante rezolutat e legjitimitetit ndërkombëtar, siç janë Rezolutat 242 e 338 e Këshillit të Sigurimit, dhe rezoluta të tjera që nuk lejojnë sekuestrimin e tokës së të tjerëve me dhunë. Gjithashtu. Rezoluta 2334 e Këshilli i Sigurimit më 23 Dhjetor 2016, përcakton dhënien fund të vendbanimeve izraelite dhe ndërprerjen e aktivitetit të vendbanimeve në Bregun Perëndimo, përfshirë dhe Jeruzalemin Lindor? Vallë, a do të thotë lufta mbrojtëse krijimi i kolonive në tokën e popullit të pushtuar dhe vendosjen e kolonistëve në të, numri i të cilëve arrin sot në tokën palestineze që u pushtua në 1967, më shumë se 750 mijë kolonë? A janë vallë luftërat e përsëritura të kryera nga Izraeli kundër popullit tonë në Jenin, Nablus, Gaza dhe qytete, fshatra dhe kampe të tjera palestineze, e fundit prej të cilave ishte agresioni kundër Rripit të Gazës duke vrarë gra dhe fëmijë të pafajshëm, luftëra mbrojtëse?

Vazhdimi i pushtimit të tokës tonë nga Izrael dhe vendosja e bllokadës në Rripin e Gazës është arsyeja e vërtetë e vazhdimit të ciklit të dhunës, e nëse pushtimit i jepet fund përgjithmonë, atëherë nuk do të ketë asnjë justifikim për dhunë dhe luftëra.

Akuzat sioniste dhe izraelite vazhdojnë pretendimet e tyre të rreme duke thënë se Izraeli e bëri shkretëtirën të lulëzojë. Palestina nuk ka qenë kurrë shkretëtirë që të vinin sionistët dhe ta bënin ata të lulëzonte.

Palestina, të dashur miq, është një vend mesdhetar plot me fusha pjellore. Ajo kishte lumenj dhe liqene dhe eksportonte prodhimet e saj bujqësore në shumë vende të botës përpara krijimit të shtetit të Izraelit.

E ndërsa gënjeshtra më e madhe, është pretendimi i Izraelit dhe fuqive të tij koloniale, se ai është i vetmi vend demokratik në Lindjen e Mesme.

Pra ky qenka i vetmi shtet demokratik që i ka shkaktuar katastrofë popullit palestinez në vitin 1948, dhe ka pushtuar popullin palestinez që nga viti 1967. Pra, ky është i vetmi vend në botë që pushton një popull tjetër, pra si mund të jetë pushtimi i barabartë me demokracinë?

Pra, ky qenka i vetmi shtet demokratik që është klasifikuar nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si organizata izraelite B’Tselem, Human Rights Watch dhe Amnesty International, si shtet i ndarjes dhe diskriminimit racor (aparteid), ndërkohë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësia po shqyrton sot natyrën e pushtimit të tokës palestineze dhe është ajo që diskriminon racialisht midis qytetarëve të saj dhe nxjerr ligje që konsiderojnë se hebrenjtë kanë të drejtë ekskluzive për vetëvendosje. Pra ka shumë gjëra që e hedhin poshtë këtë gënjeshtër të madhe.

Një tjetër tregim i rremë i propaganduar nga Izraeli dhe i pranuar në mënyrë jokritike nga mbështetësit e tij është pretendimi se palestinezët nuk humbasin kurrë një mundësi për të humbur një tjetër dhe se nuk ka partner palestinez për paqen.

Pra, çfarë do të thotë që populli palestinez të pranojë një shtet palestinez në vetëm 22% të tokës së atdheut të tyre historik, të njohë Izraelin dhe të përgatitet të jetojë përkrah tij në siguri, paqe dhe fqinjësi të mirë? Çfarë do të thotë që populli palestinez të pranojë të gjitha rezolutat e legjitimitetit ndërkombëtar dhe të tregojë vullnetin e tij për të zgjidhur konfliktin me Izraelin përmes negociatave paqësore mbi bazën e tyre? Çfarë do të thotë që palestinezët të pranojnë Iniciativën Arabe të Paqes, e cila është bërë pjesë e Rezolutës 1515 të OKB-së dhe bën thirrje për t’i dhënë fund pushtimit izraelit të tokave të pushtuara palestineze dhe arabe që nga viti 1967 në këmbim të paqes? Së fundimi, kush i mohoi dhe u tërhoq nga mirëkuptimet e Akaba- s dhe Sharm El-Sheikh në javët e fundit, para se të thahej boja në letrën ku ishin shkruar këto mirëkuptime, që u zhvilluan në prani të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Jordanisë, për të ndaluar masat e njëanshme, të arrihet qetësia dhe të respektohen marrëveshjet e nënshkruara, për të ecur drejt horizontit politik. Pra, kush po i humbet mundësitë? Dhe ku është partneri izraelit i paqes?

Në kontekstin e tregimeve izraelite, Izraeli thotë se këto ditë feston shtatëdhjetë e pesë vjetorin e pavarësisë. Unë thjesht dua të pyes: Nga kush e fitoi Izraeli pavarësinë? Nga kush ka qenë i pushtuar?

Këtu dua të theksoj se kushti më i rëndësishëm për arritjen e paqes dhe sigurisë në rajonin tonë qëndron në njohjen e së drejtës së popullit palestinez për vetëvendosje, pavarësinë e shtetit të tyre sovran palestinez në kufijtë e 4 Qershorit 1967, me kryeqytet Jeruzalemin Lindor, zgjidhjen e çështjes së refugjatëve palestinezë në bazë të Rezolutës 194 dhe duke lirimin e të gjithë pengjeve palestinezë që qëndrojnë në burgjet izraelite. Përndryshe nuk mund të arrihet paqja dhe siguria.

Ne, zonja dhe zotërinj, nuk jemi kundër hebrenjve dhe nuk jemi kundër fesë hebraike, por jemi kundër atyre që pushtojnë tokën tonë, shkelin të drejtat tona dhe sulmojnë vendet tona të shenjta.

Zonja dhe zoterinj,

Sot në Izrael po ndodhin ngjarje dhe po ngrihen zëra të rrezikshëm ekstremistë që mohojnë ekzistencën e popullit palestinez dhe bëjnë thirrje për kryerjen e një katastrofe tjetër kundër palestinezëve, para syve qeverisë izraelite, e cila as nuk i dënon këto thirrje dhe as nuk lëviz nga vendi. Ka nga ata që bëjnë thirrje hapur për vrasjen e palestinezëve, dëbimin e tyre prej shtëpive, prishjen e shtëpive të tyre, gjë që për fat të keq është ajo që është vetë qeveria izraelite, e udhëhequr nga Netanyahu, Smotrich, Ben Gvir, ekstremistë dhe kolonë të tjerë, po bën. Ajo që ndodhi në fshatin Haëara për sa i përket vrasjes dhe djegies së shtëpive dhe pronave nga bandat e kolonëve terroristë, me mbrojtjen e ushtrisë izraelite, ushtrisë së pushtetit pushtues, ngjall terror dhe sjell në mendje një pamje të gjallë të asaj që ndodhi në Nakba-n (Katastrofën) e vitit 1948. Kjo është një çështje shumë e rrezikshme që nuk mund dhe nuk duhet toleruar. Komuniteti ndërkombëtar, duhet të ndërhyjë dhe të pengojë agresionin dhe të sigurojë mbrojtje ndërkombëtare për popullin palestinez.

Në këtë kontekst, ne përshëndesim të gjitha qëndrimet e mbajtura nga shumë vende, njerëzit e ndershëm dhe të lirë të botës dhe forcat paqedashëse që dënuan krimin izraelit në Haëara. Ne përshëndesim veçanërisht njerëzit me ndërgjegje që shkuan në fshat, demonstruan në solidaritet me banorët e fshatit dhe protestuan kundër vrasjeve, djegieve dhe shkatërrimeve që ndodhën atje, dhe si rezultat ata u përballën me represionin dhe sulmin e kolonëve ekstremistë dhe forcat e ushtrisë izraelite.

Nuk i lejohet komunitetit ndërkombëtar që të pranojë apo të heshtë ndaj trillimeve dhe pretendimeve të rreme të Izraelit. Është e papranueshme që Izraeli t’i shpëtojë përgjegjësisë dhe dënimit. Nuk lejohet që Izraeli të mbetet një shtet mbi ligjin dhe sistemin global. Duhet patjetër që kjo Organizatë e nderuar ndërkombëtare që punon për të arritur paqen dhe sigurinë të ruajë besueshmërinë e saj.

Prandaj, hapi i parë që duhet të ndërmarrë qeveria izraelite është që ajo dhe partnerët e saj të pranojnë përgjegjësinë për këtë katastrofë, të cilën ajo ende e mohon, dhe për masakrat dhe krimet e kryera kundër popullit palestinez dhe shpërnguljen e tyre, të kërkojë falje dhe të dhë të japë dëmshpërblimi, dhe për të zbatuar të gjitha rezolutat përkatëse të legjitimitetit ndërkombëtar. Nëse Izraeli dhe ata që e mbështetën atë, si dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar, nuk e bëjnë këtë, atëherë rrënjët e konfliktit do të mbeten dhe ne do të vazhdojmë të kërkojmë të drejtën tonë para jush dhe kudo, përfshirë edhe gjykatat ndërkombëtare, më kryesorja e të cilave është Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Zonja dhe zotërinj,

E vetmja e vërtetë e ndritur me të cilën merremi dhe i bëjmë thirrje gjithë botës të merret, e cila perfaqeson rrënjën e narratives se popullit palestinez, është se ne jemi të zotët e së drejtes, ne kemi qenë këtu që në agimin e historisë dhe do te mbetemi këtu për jetë të jetëve.

Populli palestinez ka të drejtë të jetojë i lirë dhe me dinjitet në një atdhe të lirë dhe dinjitoz, dhe ka të drejtë të mbrojë veten, ekzistencën e tij dhe të drejtat e tij kombëtare. Më lejoni të them se populli palestinez ka të drejtë ta ndihmoni të arrijë lirinë, pavarësinë dhe anëtarësimin e tij të plotë në Kombet e Bashkuara, të zbatojë rezolutat tuaja përkatëse, të jetojë në siguri dhe paqe si pjesa tjetër e popujve të botës. Populli palestinez drejtë ndaj jush që të zbatoni rezolutat e legjitimitetit ndërkombëtar dhe t’i siguroni atij mbrojtje ndërkombëtare.

Të nderuar të pranishëm,

Populli ynë qëndron i bashkuar sot për të përkujtuar Nakba-n (Katastrofën), ndërkohë dua t’i siguroj të gjithë se ne do ta ruajmë unitetin tonë kombëtar me të gjitha mjetet dhe pavarësisht nga sfidat, në kuadrin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës, si përfaqësuesi i vetëm dhe legjitim u popullit palestinez, si dhe duke respektuar legjitimitetin ndërkombëtar.

Së fundmi, dua të përshëndes qëndrueshmërinë e popullit tim palestinez kudo që ndodhet, në Palestinë, në kampet e refugjatëve dhe në diasporë. Veçanërisht dua të përshëndes banorët e Jeruzalemit, xhevahiri i kurorës dhe lulja e qyteteve, për qëndrueshmërinë e tyre në tokën e atdheut të tyre. Përshëndes me krenari dhe lavdi dëshmorët tanë trima, pengjet dhe të plagosurit, dhe iu them të gjithëve se përkujtimi i Nakba-s (Katastrofës) do të mbetet gjithmonë në ndërgjegjen tonë, si pishtar dhe motivim. Populli ynë ka të drejtë t’i japë fund pushtimit dhe të arrijë lirinë dhe pavarësinë. E përsëris edhe një herë se, pushtimi do të marrë fund dhe e drejta palestineze do të triumfojë, sadoqë që të zgjasë kohë, që paqja të mbizotërojë në rajonin tonë dhe në botë.

––––––––

/Argumentum.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit