1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

TAKIM ME STUDENTËT E AZ’HARIT- FRESKIM SHPIRTËROR

Më të lexuarat

Një takim me studentë tanë ishte një kurorëzim i bukur i aktviteteve të delegacionit të BFI të RMV, e udhëhequr nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, gjatë qëndrimit në Kairo.

Me këtë akt, Kryetari i BFI tregoi kujdesin si institucon fetaro islam, ndaj studentëve si institucion që është edhe baza por edhe foleja e tyre, sepse studentët tanë janë pasuria dhe vlera më e shenjtë e BFI në RMV, sepse ata paraqesin ardhmërinë e Islamit në vendin tonë.
Takimi me studentët la përshtypje të veçantë, sepse ata me seriozitetin e tyre dëshmuan se janën të paluhatshëm në studimet e tyre në Az’harin e famshëm.
Me këtë rast dhe në këtë takim mjaft të këndshëm, Reisul Ulemaja H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i falenderoi për kujdesin që patën ata dhe u premtoi kujdesin e domosdoshëm të BFI, si e vetmja shtëpi e tyre dhe si të tillë edhe duhet ta kuptojmë dhe trajtojnë. Ardhmëria e tyre do jetë e begatshme dhe përplotë me obligime në bartjen e shenjtë të emanetit për një jetë me besim, moral, dinjitet dhe në shërbim të vatanit dhe mirëqenies së përgjithshme. E tyre është të shfrytëzojnë fatin dhe nderin që janë student të El Ez’herit të famshëm dhe atë maksimalisht ta shfrytëzojnë në formimin intelektual fetar- shkencor të tyre . Zoti i bekoftë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit