12.5 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

A e dini që halifi i tretë, Othman Ibn Affani r.a., ka xhirollogarinë në një bankë saudite?

Më të lexuarat

Cili tregim fshihet pas ndërtimit të hotelit Othman b. Affan r.a., në afërsi të xhamisë së Pejgamberit s.a.v.s.?

A ka Othmani r.a. ndonjë trashëgimi që ka ngecur dhe për këtë ky hotel quhet me emrin e tij?

Pas Hixhretit kur u rrit numri i muslimanëve, nevojitej zgjidhje për problemin e ujit. Njëri prej puseve më të mëdha të Medinës ishte pusi Ruma, i cili ishte në pronësi të një hebreu. Ky njeri ishte koprrac dhe nuk lejonte asnjë pikë uji pa të holla. Kur Othmani r.a. e kuptoi këtë, shkoi te hebreu dhe i ofroi që t’ia blejë gjysmën e pusit. Një ditë ai do ta shfrytëzonte pusin, ndërsa ditën tjetër Othmani r.a.

Hebreu llogariti që Othmani r.a. është tregtar i aftë dhe ai do ta rrit çmimin e ujit, kështu që ai do të kishte dobi të dyfishtë dhe pranoi këtë marrëveshje.

Por, ndodhi e kundërta. Shitja e ujit dita ditës filloi të bie, derisa më askush nuk kërkoi ujë nga hebreu. Kjo e çuditi dhe duke kërkuar shkakun, kuptoi që Othmani r.a. e jepte ujin pa të holla çdokujt që i nevojitej. Pas një kohe, hebreu i ofroi shitjen e gjysmës tjetër të pusit dhe Othmani r.a. e bleu dhe e bëri vakuf për muslimanët.

Pas një kohe, një sahabi erdhi te Othmani r.a. dhe i ofroi një shumë të madhe të hollave për ta blerë pusin. Othmani r.a. e refuzonte duke thënë: – Më ofrojnë më shumë. Ky me këmbëngulësi e rriste çmimin, derisa në fund i tha: – Unë e di që nuk ka blerës që të ofrojë më shumë se unë. Othmani r.a. u përgjigj: – Allahu i Madhërishëm!

Othmani r.a. këtë pus e bëri vakuf dhe pas një kohe rreth tij mbiu palmishte. Shteti osman e kultivoi palmishten dhe kujdesej për të. Pas tyre, shteti saudit u kujdes për palmishten derisa numri arriti në 1550 palma. Ministria e bujqësisë kujdesej për palmishten dhe gjysmën e fitimit nga hurmat e shitura u ndante të varfërve dhe nevojtarëve, e gjysmën tjetër të mjeteve e vendosnin në xhirollogari bankare në emër të Othman b. Affanit.

Pasuria u rrit aq shumë saqë arriti vlerën që me të të blihej trualli në zonën qendrore të Medinës afër Xhamisë së Pejgamberit s.a.v.s. në të cilën është duke u ndërtuar hoteli nga e njëjta pasuri. Hoteli do të jetë me pesë yje dhe parashihet fitimi vjetor rreth 50 milion rijal.

Gjysma e kësaj shume do t’u ndahet jetimëve dhe të varfërve, ndërsa gjysma tjetër do të vendoset në xhirollogarinë e Othmanit r.a. në bankë.

Gjithashtu është interesant që edhe trualli në të cilin gjendet hoteli në komunë është regjistruar si pronësi e Othman b. Affanit r.a.

Hoteli do të jetë 15 kate me 210 dhoma, dy restorante të mëdha, 6 dyqane si dhe shërbimet që i ofron hoteli me pesë yje.
Me të do të administrojë Sheratoni, një ndër brendët e hoteleve Starwood Hotels & Resorts Worldwire.

Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit