Pas përfundimit të manifestimit të hapjes solemne të Xhamisë në Lincë, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mbajti takim shumë të rëndësishëm me Imamët dhe Kryetarët e Qendrave islame në Austri ku morrën pjesë edhe Kryetarët e Unioneve të BI të Zvicrës H. Hfz. Mehas ef Alija, i Gjermanisë H. Mensur Halili, i Italisë Dr. Reshad Ibishi dhe shumë të tjerë.
Kryetari i BFI, fillimisht falënderoi organizatorin Z. Vahidin Belulit, pë këtë takim të organizuar në nivel të lartë.
Më pas u bisedua gjërë e gjatë për angazhimet e BFI e RMV në organizimin e jetës fetare islame në vendlindje dhe kujdesin e saj për bashkatdhetarët tanë në Evropë.
Poashtu, të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësuesi i BI të Kosovës Prof. Ekrem Simnica dhe Drejtori i sektorit të Diasporës në Rijasetin e BFI, Dr. Selver ef. Xhemaili dhe të tjerë. Gjatë takimit u bisedua gjerësisht për tema të ndryshme ku kryetarët e Unioneve dhanë propozime të rëndësishme dhe konstruktive.