Specialisti i ortopedisë dhe traumatologjisë prof. dr. Ali Erdem Bagatur, në një deklaratë për AA, tha se njerëzit që veshin këpucë me taka të larta dhe maje të mprehta duhet ti kushtojnë vëmendje sëmundjeve të këmbëve EDIRNE (AA) – Veshja e shpeshtë e këpucëve me taka të larta, këpucëve të ngushta, si dhe atyre me maje të mprehta mund të lënë pasoja të përhershme në zhvillimin dhe strukturën fizike të shputës, shkruan Anadolu Agency (AA). Specialisti i ortopedisë dhe traumatologjisë prof. dr. Ali Erdem Bagatur, në një deklaratë për AA, tha se njerëzit që veshin këpucë me taka të larta dhe maje të mprehta duhet ti kushtojnë vëmendje sëmundjeve të këmbëve. “Njerëzit që veshin këto lloje të këpucëve mund të përballen me çrregullimin e gishtit të madh (halluks valgus), ndërsa taket e larta dhe këpucët e ngushta mund të lënë pasoja të përhershme në strukturën fizike të shputës”, tha ai. Sipas Bagatur, për shkak të çrregullimeve të gishtit të madh, mund të paraqiten dhimbje në atë pjesë të këmbës duke e vështirësuar lëvizjen. Njerëzit me këtë lloj çrregullimi, ndodh që shpesh më vonë të mos jenë në gjendje për të vesh këpucë të mbyllura. Ai gjithashtu shtoi se këto defekte të shputave më të pranishme janë tek gratë dhe tha se disa persona për shkak të strukturës natyrore të kockave nga fëmijëria duhet pas kujdes të madh. Bagatur gjithashtu shtoi se ka pajisje të ndryshme për trajtimin e kësaj sëmundje, por, siç tha ai, asnjë prej tyre nuk mund të parandalojë këtë çrregullim. “E vetmja mënyrë për të kuruar këtë sëmundje është operacioni,” tha ai, duke shtuar se pas intervenimit kirurgjik është e nevojshme të vishen këpucë ortopedike, përndryshe problemi i njëjtë mund të përsëritet.