Mickoski mori mandatin për të formuar kabinetin e ri pa Ali(Ahmeti)
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ia dorëzoi mandatin për përbërjen e qeverisë së re kryetarit të partisë VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.
Mickoski siguroi shumicën në Kuvend për formimin e qeverisë së re. Krahas 58 mandateve të partisë së tij, në mazhorancën qeverisëse janë edhe koalicioni i partive shqiptare “Vlen” me udhëheqës kryesor Arben Taravarin, një figurë politike e Gostivarit, i cili pason Ali Ahmetin si faktor kryesor në politikën shqipgolëse të Maqedonisë.
Ky i fundit, një lloj Ilir Mete në politikën maqedonase, ndonëse vjen nga një protagonizëm me “armë në dorë” nga lufta e 2001-shit, do jetë për herë të parë në opozitë pas afro dy dekadash në pushtet.
Qeveria e re do të ketë 20 prej tyre dhe tre ministra pa portofol.
Më interes pritet se ç’poste do marrin shqiptarët. Deri më tani, kreun e parlamentit e mbajnë ata, me emrin e ri, atë të Afrim Gashit nga Alternativa, ish-Besa.
“Dua të njoftoj se së shpejti do të formohet një qeveri e re reformuese. Një qeveri që synimi kryesor i saj do të jenë reformat dhe fillimi i procesit paraprakisht, që ne si shtet dhe shoqëri të mos zhytemi në moçalin politik të mosmarrëveshjeve ndërpolitike, por të zhvillojmë vendin tonë, në mënyrë që qytetarët e Maqedonisë.
Nuk ka qytetarë të dorës së parë dhe të dytë – por që të jemi të barabartë dhe të fillojmë ekonominë, një cikël të fuqishëm investues, të cilin qytetarët e presin”, tha Mickoski.
Ai vuri në dukje se qeveria e tij do të punojë për të “filluar gjërat në ekonomi, reformat ekonomike dhe një cikël të fortë investimesh dhe përmirësimin e standardit të jetesës, si dhe rritjen e pensioneve”.
Qeveria duhet të formohet 20 ditë pas caktimit të mandatit. /tesheshi.com/