5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Sveçla: Në Banjskë ndodheshin rreth 90 terroristë, që do maskoheshin si ushtarë të KFOR-it

Më të lexuarat

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje të reja për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Sipas tij, sulmi në Banjskë ka përfshirë rreth 90 terroristë, të cilët kishin synuar të hapnin një korridor midis Serbisë dhe komunave Mitrovicë e Veriut dhe Zveçanit në veri të Kosovës.

Ministri Sveçla po ashtu ka konfirmuar se situata e sigurisë aktualisht është e qetë, por mbetet e tensionuar.

“Tashmë kemi shumë informata që zbardhin skenarin e Serbisë më 24 shtator. Pra, kishte diku rreth 90 terroristë, të cilët u futën me armatime të rënda në Republikën e Kosovës, planifikuan të realizojnë korridor mes Serbisë dhe dy komunave: Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit”.

“Për këtë neve kemi dëshmi edhe të fletëpranimeve, fletëdorëzimeve  të këtyre armëve  dhe dukeqënëse ky plan përfshinte edhe një element jashtëzakonisht të rrezikshëm  ai ishte se disa nga veturat, nga 30 që u futën në Kosovë  kishin stikers me shenjën e KFOR-it , kishin edhe uniforma të KFOR-it italian dhe kishin diku rreth 24 armë me silenciator që do  të thotë se ata ishin të gatshëm të maskoheshin si pjesëtarë të KFOR-it dhe të ekzekutohin pjesëtarët e policisë, me ç’rast tensioniet do të rriteshin në një pikë ku realisht nuk do të dij se kush në kë po shtie”, ka thënë Sveçla.

Ministri Sveçla ka shtuar se shumë informacione tashmë zbardhin skenarin dhe qëllimin e sulmit të Banjskës.

Më tej theksoi se armët ushtarake të konfiskuara nuk janë të gjetura në tregun zyrtar dhe as në tregun e zi të armëve, po ashtu, ai ka shtuar se ka dëshmi të qarta të ndikimit të Serbisë në grupin kriminal që kreu sulmin.

Ministri i Brendshëm nuk ka dyshime se Serbia ka pasur një rol të rëndësishëm në planifikimin dhe përgatitjen e këtij sulmi terrorist, duke thënë se grupi sulmues ishte përgatitur në Serbi.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se ndikimi i Rusisë në këtë grup nuk mund të përjashtohet.

“Kemi dokumente ruse të kapura në këtë rast. Dyshohet për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të individëve nga Rusia. Sipas, deklaratave të burgosurve, disa persona nuk kanë folur kurrë dhe kanë pasur maskë. Është e mundshme se ka pasur pjesëtarë të Wagnerit. Ne e dimë se ka pjesëtarë të Wagnerit që janë edhe nga Serbia. Një pjesë e tyre është kthyer në Serbi. Realisht shihet qartazi dora e Rusisë, por nuk ka nevojë që Rusia drejtpërdrejtë të marrë pjesë, mjafton ndikimi i saj në Qeverinë e Serbisë. Pas incidentit, takimin e parë që e pati Vuçiq ishte me ambasadorin rus në Beograd”, ka thënë Sveçla në një intervistë për “Syri TV”.

Sipas tij, është e rëndësishme të ruhet vigjilencë dhe të merren masa të përsëritura për të parandaluar skenarë të ngjashëm në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit