18.8 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

“Kosova është Shqipëri” – tifozët grekë të AEK-ut shfaqën këtë baner në Athinë

Më të lexuarat

Tifozët e AEK-ut u janë kundërpërgjigjur atyre të Olympacosit, teksa mbrëmjen e sotme në duelin e Ligës së Evropës ndaj Ajaxit, kanë nxjerrë një pankartë ku shkruhej: “Kosovo is Albania”.

Ky është mesazhi i parë i tillë që e shfaq që një grup joshqiptar dhe vjen pas një fushate agresive të mesazheve “Kosovo je Serbija” në stadiumet serbe, rumune, greke dhe ruse.

Tifozët e AEK-ut njihen si grup antifashist dhe gjesti i tyre mund të jetë bërë pasi një javë më pare ultrasit e Olympiacosit u shfaq një baner ku shkruhej “Kosova është Serbi”.

Gjesti i tifozëve grekë është konsideruar si tradhti dhe thikë në zemër nga serbët dhe mediat e këtij vendi.

“Kurir.rs” raporton se tifozët e AEK-ut i kanë befasuar me banderolën e tyre, që ka tronditur gjithë Serbinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit