Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kërkuar dënimin me vdekje për Sayfullo Saipov, autori i atentatit në Nju Jork.
“Terroristi i Nju Jorkut ishte i kënaqur dhe ka kërkuar flamurin e ISIS-it sapo hyri në dhomën e spitalit ku ndodhet. Ka vrarë 8 persona dhe ka plagosur rëndë 12 të tjerë. Duhet të dënohet me vdekje”, – ka shkruar Trump në profilin e tij në “Twitter”.
Por Trump nuk e ka tha as këtë e as gjysmë fjale tjetër kur ishte fjala për vrasësinë e 52 personave në koncertin në Las Vegas. Ajo që po shihet hapur është se po qe musliman ai është terroristë, po nuk ke qe musliman ai është një ujk i vetmuar! Standarte të dyfishta, si nga politika ashtu edhe nga media.
Më herët, presidenti amerikan kishte hedhur hipotezën të dërgonte 29-vjeçarin nga Uzbekistani, i mbërritur në SHBA në 2010-ën, në burgun e Guantanamos, burg i sigurisë së lartë në ishullin e Kubës.
Pavarësisht nga atentati, në Nju Jork të dielën do të zhvillohet maratona e qytetit, ndonëse do të shoqërohet me masa mjaft të larta sigurie. Policia, përveç se ka shtuar numrin e agjentëve me uniformë, do të zbresë në terren ekipe agjentësh civilë, snajperë dhe persona të armatosur rëndë, kampionë më rërë dhe barriera për të shmangur sulme me përdorimin e automjeteve, siç ndodhi në pistën e biçikletave në Hudson.
Përveç se do të dyfishohen skuadrat e monitorimit, do të shtohen edhe vendet e vëzhgimit në tarracat e ndërtesave. Në aksion do të jenë edhe njësitë speciale, ndërsa helikopterët do të jenë thuajse në fluturim çdo moment. Parashikohen të jenë 51 mijë konkurrentë dhe 2 milionë e gjysmë spektatorë.
Tr