12.9 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Pronari gjerman kundër dëbimit të shqiptarit: ‘Atë e kam punëtorin më të mirë’

Më të lexuarat

Xhezo Ajazaj, shqiptari 31 vjeçar, i ardhur në Gjermani tri vite më parë si refugjat, i shtron me pllaka tri banjo brenda një orari pune. “Ai është punëtori ynë më i mirë”, thotë shefi i tij i punës, Martin Habeland, shkruan bild.de.

Por, duket se nuk do të jetë gjatë.

Ajazaj, së bashku me të shoqen, Artiolën dhe tri vajzat e vogla (8 vjeçe, 4 vjeçe dhe 8 muajshe) duhet të kthehet nga ka ardhur, në Shqipëri.

“Ne në vend punishte nuk arrijmë assesi të kuptojmë, transmeton albinfo.ch. Xhezo është një koleg i jashtëzakonshën, gjithmonë i zellshën dhe i përpikët. Përse vallë të dëbohet pikërisht ai dhe jo ata të huaj që janë ndeshur me ligjin”, thotë Habeland.

Xhezua pra ka një punë të rregullt, Artiola planifikon të ndjekë një kualifikim profesional ndërsa fëmijët vijojnë shkollën ose kopshtin ndërsa gjermanishten e flasin më mirë se shqipen. Integrimi pra, plotësisht i suksesshëm e megjithatë është vendosur për dëbimin e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit