-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Sulmi i Stambollit – Zbulohen detaje interesante për autorin

Më të lexuarat

Vazhdojnë të dalin detaje të reja në lidhje me sulmin terrorist që shkaktoi vdekjen e 39 personave natën e vitit të ri në një qendër argëtimi në Stamboll.

 

Sipas pretendimeve natën e vitit të ri terroristi kur hipi në taksi në lagjen Zeytiburnu e kishte bosh çantën. Armët dhe materialet e tjera agresori i mori në një pikë afër vendit të ngjarjes, në Kuruçeşme, ku u takua me personat që e ndihmuan atë për të kryer këtë sulm. Pastaj ai kreu aktin terrorist.

Policia qëndron mbi opsionin, që sulmi mund të jetë kryer nga më shumë se një person.

Disa supozime të tjera ekzistojnë edhe në lidhje me videon që është gjetur gjatë kontrollit fizik të zhvilluar në banesën e agresorit në lagjen Zeytiburnu të Stambollit, dhe që përfshin pamje të xhiruara më 28 dhjetor në sheshin e Taksimit.

Sipas versionit të policisë, terroristi duke bërë “selfie” pamjet ia kishte dërguar në kohë reale qendrës së organizatës. Dhe ata që i shikonin këto pamje analizonin se ndiqej apo jo militanti i tyre nga forcat e sigurisë.

Autori i sulmit është kapur nga kamerat edhe në një parking afër klubit të natës.

Pamjet janë regjistruar 30 minuta pas sulmit dhe terroristi mundohet të monitorojë lëvizjet përreth. Në këto pamjet terroristi duket ndërsa bisedon me punonjësin e parkingut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit