14.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Incirlik nuk është bazë e NATO-s, vendimin e fundit e jep Turqia

Më të lexuarat

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Ëshëk tha se baza ajrore Incirlik nuk është një bazë e NATO-s, ndërsa theksoi se vendimin e fundit në lidhje me fatin e saj mund ta japë vetëm Turqia.

 

I ftuar në një program direkt në një televizion privat Fikri Ëshëk (Fikri Işık) bëri deklarata në lidhje me aktualitetin.

Prania e forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe koalicionit (ndërkombëtar kundër DAESH) në bazën ajrore Incirlik, që ndodhet në provincën Adana të Turqisë është në varësi të lejes së Ankarasë, rikujtoi ministri Ëshëk, duke theksuar se vazhdojnë bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe koalicionin, të cilët siç u kuptua nuk kanë mbështetur Turqinë në operacionet për çlirimin e qytezës al-Baba në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”, që ka filluar më 24 gusht të vitit të kaluar nën udhëheqjen e Turqisë me qëllim spastrimin e veriut të Sirisë nga elementët terroristë, por përkundrazi i kanë dhënë mbështetje DAESH-it.

“Në qoftë se këto bisedime arrijnë në një pikë që kërcënon interesat e Turqisë dhe nuk merret asnjë përfundim prej tyre, atëherë Turqia do ta vlerësojë çdo lloj mundësie, pasi në fund të fundit kompetenca është në duart e Turqisë”, u shpreh ministri i Mbrojtjes, Fikri Ëshëk.

“Koalicionin e krijuat për të luftuar kundër DAESH-it. Kërkuat edhe ndihmën tonë. Dhe ne thamë që, “vendosja e forcave të koalicionit në Incirlik është një veprim i drejtë. Ne e lejojmë një gjë të tillë”. Pavarësisht se ne e kemi dhënë këtë leje, përse nuk ofroni mbështetje, në një kohë kur ne kemi nevojë për mbështetje në luftën me DAESH-in? Politika amerikane për Sirinë është një dështim zhgënjim i plotë. Uroj që udhëheqja e re amerikane ta lexojë drejtë Sirinë”, vijoi Ëshëk.

Kur moderatori i rikujtoi ministrit Ëshëk deklaratat që janë bërë së fundmi në lidhje me bazën ajrore Incirlik duke i drejtuar edhe pyetjen “A ka mundësi të mbyllet baza?, ministri tha se baza ushtarake më shumë se sa qeveria është vënë në pikëpyetje nga opinioni publik.

Në përgjigje të një pyetjeje mbi sulmin terrorist që ndodhi të enjten para Gjykatës së Izmirit, ministri Ëshëk tha: “Terrori po përpiqet ta rrisë në mënyrë sistematike intensitetin me qëllim për ta pasifizuar Turqinë, në mënyrë që kjo të mos marrë iniciativë apo rol në rajon”.

Ministri Ëshëk vuri në dukje se terrori i PKK-së ka nisur në vitet 1980 dhe ka kaluar në rritje pas pushtimit të Irakut nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Organizatat terroriste janë vënë në veprim duke i kryer aktet me turne, dhe qëllimi i këtyre sulmeve është që të krijojnë në Turqi një klimë frike.

“Turqia nuk do të dorëzohet ndaj këtyre”, – nënvizoi Ëshëk dhe pyetjes “a i ndërlidhni sulmet terroriste drejtpërdrejt me ShBA-në?” iu përgjigj kështu:

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të luftuar me DAESH-in në Siri zgjodhën si partner PYD-në, që është krahu sirian i organizatës separatiste terroriste PKK. Ne si Turqi e kemi thënë që në fillim që kjo është e gabuar”.

Amerika furnizon me armë PYD-në, ndërkohë që është e pamundur kontrolli i shpërndarjes së këtyre armëve në rajon, theksoi ministri i Mbrojtjes, duke shtuar se këto armë ngandonjëherë i shikon në duart e PKK-së, ngandonjëherë në tregun ndërkombëtar të armëve dhe ngandonjëherë në duart DAESH-it në Irak dhe Siri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit