11.1 C
Pristina
Tuesday, October 1, 2024

Sulmet e regjimit të Asadit në Idlib detyrojnë mijëra familje të migrojnë

Më të lexuarat

Regjimi i Asadit dhe grupet e huaja terroriste mbështetës të tij, pavarësisht marrëveshjes së Soçit që prej një javë vazhdojnë të sulmojnë me artileri dhe raketa vendbanimet civile në rajonin e pakësimit të tensioneve në Idlib

 

Sulmet e vazhdueshme ndaj vendbanimeve civile në rajonin Idlib të cilat janë ndërmarrë nga regjimi i Bashar al Asadit dhe grupet e huaja terroriste mbështetës të tij në Siri, kanë shkaktuar migrimin e të paktën 5 mijë e 360 familjeve drejt zonave më të sigurta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Regjimi i Asadit dhe grupet e huaja terroriste mbështetës të tij, pavarësisht marrëveshjes së Soçit për mbrojtjen e armëpushimit që prej një javë vazhdojnë të sulmojnë me artileri dhe raketa vendbanimet civile në rajonin e pakësimit të tensioneve në Idlib dhe në zonën e pastruar nga armët e rënda në kuadër të marrëveshjes së Soçit.

Mijëra familje migruan në zonat e brendshme që i kanë vërejtur si më të sigurta si pasojë e sulmeve të regjimit dhe mbështetësve të tij të cilët që prej një jave kanë vënë në objektiv vendbanimet civile në juglindje të Idlibit.

Mustafa Haxh Jusuf, drejtori i mbrojtjes civile në Idlib, në një deklaratë për AA tha se “Për shkak të sulmeve të kryera pa ndërprerje në fshatin Al-Tuh të komunës Xherxhenaz në juglindje të Idlibit banorët e rajonit kanë migruar në zona më të sigurta”.

Po ashtu Haxh Jusuf është shprehur se ekipet e mbrojtjes civile vazhdojnë punimet duke ndihmuar personat që braktisin shtëpitë e tyre për t’u larguar nga sulmet gjatë natës.

– 5 mijë e 360 familje janë detyruar të braktisin shtëpitë

Sipas të dhënave që ka ndarë me AA-në Organizata e shoqërisë civile “Koordinatorët e ndërhyrjes në veri” që ndihmon civilët në veri të vendit, në lidhje me migrimet nga rajonet në fjalë, theksohet se në javën e fundit 5 mijë e 360 familje nga të cilat 2 mijë e 660 nga rajoni Xherxhenaz dhe 2 mijë e 700 nga fshati Al-Tuh kanë migruar drejt vendbanimeve më të sigurta në Idlib.

Ndërsa në anën tjetër theksohet se në sulmet e ndërmarra në orët e natës në fshatin Al Tuh në periferinë jugore të Idlibit janë plagosur 5 civilë, si dhe është ndërprerë mësimi nëpër shkollat e rajonit.

Që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Soçit më 17 shtator, në sulmet e regjimit kanë humbur jetën gjithsej 33 civilë dhe shumë të tjerë janë plagosur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit