Pas sulmeve të ditëve të fundit që i’u bënë hoxhës nga Shkupi, Bedri Lika, nga media të caktuara, ky i fundit ka dalë me një video sqaruese në Youtube.
Në sqarimin e tij, Lika ka akuzuar disa media se me qëllime tendencioze kanë shkëputur video disa sekondshe nga ligjerimet e tij, duke i nxjerur ata jashtë kontkesit dhe kështu duke njollosur islamin.
“Shkëptuja ka qenë nga ligjerata ime 30 minutshe në 6, nga këto 6 minuta që ka qenë video-shkëptuja, ata kanë marrë marrë disa sekonda dhe kanë nxjerr nga konteksti, kurse faktikisht unë në atë ligjeratë kam folur për vlerën e gruas”, thotë në sqarimin e tij hoxha nga Shkupi, Bedri Lika.
Ai më tej shton se ka dhjetra ligjerime për vlerën e gruas në islam por se njerëz me qëllime dashakeqe verpojnë në mënyrë të pamëshirshme duke shtrembëruar ligjerimet e tij.